Kalemaj: Fokusi i SHBA-së në rajon, janë stabiliteti dhe mbrojtja
Analisti Ilir Kalemaj foli për ndryshimet në politikën e jashtme amerikane dhe prioritetet e reja të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, ku sipas tij stabiliteti rajonal, rritja e shpenzimeve të mbrojtjes dhe lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit janë ndër çështjet kryesore të ngritura nga ambasadori i ri amerikan.
Analisti nënvizoi gjithashtu se deklaratat amerikane për mbështetjen e organeve ligjzbatuese dhe luftën kundër krimit të organizuar kanë qenë të drejtpërdrejta, duke sinjalizuar rëndësinë që këto çështje kanë në marrëdhëniet dypalëshe.
“Tani ka ndryshuar natyrshëm gjeopolitika, ka ndryshuar administrata amerikane. Për shembull, po të shikojmë në përgjithësi, administratat amerikane kanë pasur 30% ambasadorë politikë, 70% që kanë ardhur nga shërbimi civil. Ka thirrje për mbështetje organeve të ligjzbatuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjuha ka qenë eksplicite për mbështetjen ndaj luftës kundër krimit të organizuar, organeve të ligjzbatuese”, tha ai në emisionin “3D” në RTSH.
Ai u ndal te buxheti shqiptar i mbrojtjes, që sipas tij arrin rreth 650 milionë dollarë, duke e krahasuar me atë të Serbisë, që vlerësohet në mbi 2 miliardë dollarë. Sipas Kalemajt, kjo diferencë tregon sfidat me të cilat përballet Shqipëria në fushën e sigurisë.
“Sot është 50-60% që janë ambasadorë politikë. Ambasadori i ri, tre gjëra tha: stabiliteti rajonal tha, dhe shpenzimet e mbrojtjes. Ne e kemi rritur buxhetin e mbrojtjes, është diku te 650 milionë dollarë, por jemi shumë prapa Serbisë, e cila shpenzon mbi 2 miliardë, 2.2-2.3 miliardë dollarë, sa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marra së bashku, dhe blen dhe armë ofensive për më tepër”, tha ai.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.