SHBA – Musk mbështet republikanët me 276 milionë dollarë përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit
– Që nga korriku, miliarderi Elon Musk dyshohet se ka dhuruar 276 milionë dollarë për grupet republikane me qëllim mbështetjen e konservatorëve në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan tgcom24.it.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta The New York Times.
Sipas së përditshmes amerikane, me këto donacione, pronari i kompanive SpaceX dhe Tesla është bërë financuesi më i madh i fushatës aktuale për zgjedhjet e mesit të mandatit.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.