☁️
Tiranë 33°C · Vranët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $78,027 ▲ +0.35% ETH $2,451 ▲ +0.13% XRP $1.3933 ▼ -0.24% SOL $105.0800 ▲ +0.88%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Anulimi i procedurës për furnizimin me autobusa të rinj, Gjorgjievski: Ishte vendim befasues

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në emisionin Click Plus në TV21 deklaroi se është befasuar nga vendimi për anulimin e procedurës për furnizimin me autobusë të rinj, duke shtuar se shpreson që procedura e tretë të jetë e suksesshme.

Gjorgjievski theksoi se i gjithë procesi nuk udhëhiqet nga Qyteti i Shkupit, por nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përmes Qeverisë.

“Sinqerisht, edhe për mua ishte befasuese. Gjatë gjithë periudhës së kaluar, kur kam folur për këtë temë, kam qenë shumë i saktë. Për afatet mund të garantoj për të gjitha projektet që i udhëheq unë dhe për të gjitha procedurat që i zhvillon Qyteti i Shkupit. Por, kjo ishte një procedurë që nuk e udhëhiqte Qyteti i Shkupit”, deklaroi Gjorgjievski.

Ai sqaroi se, sipas informacioneve që ka marrë nga ministri, Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa për Furnizime Publike ka vendosur që procedura të ndërpritet, përkatësisht të anulohet, gjë që do ta vonojë procesin për 30 deri në 50 ditë shtesë.

“Shpresoj që procedura e tretë të jetë e suksesshme, por nuk mund të garantoj afate dhe as të jap informacione të sakta, sepse nuk kam detaje. Ministri duhet ta informojë më hollësisht opinionin”, tha ai.

Gjorgjievski theksoi se Qyteti i Shkupit nuk i furnizon autobusët, por do të jetë përdoruesi përfundimtar i tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.