⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,009 ▼ -0.21% ETH $2,244 ▲ +0.01% XRP $1.1681 ▼ -2.54% SOL $89.9400 ▼ -0.64%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

“Vendimet e Kushtetueses si leje ndërtimi”, Manjani: GJL duhet ta shqyrtojë sërish rastin Veliaj

Juristi Ylli Manjani komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij.

Ai bëri edhe një sqarim pse vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë nuk ka lidhje me vendimin e dy ditëve më parë nga Gjykata Kueshtetuese, e cila e ktheu për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë kërkesën e Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë.

Manjani: Teknikisht nuk kanë lidhje, janë dy procese të ndryshme. Janë dy kërkesa të ndryshme që kanë ardhur në kohë të ndryshme. Që do të thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbardhur ende dhe vendimet e GJK që zbardhen me vonesë janë bërë si lejet e ndërtimit që mezi zbardhen. Pra, ky vendim duhet zbardhur, duhet botuar në Fletoren Zyrtare që të jetë i detyrueshëm për Gjykatën e Lartë. Dhe Gjykata e Lartë duhet ta shqyrtojë çështjen e masës së sigurisë së Veliajt përsëri, sapo vendimi i GJK të ketë hyrë në fuqi. De facto ende nuk ekziston një vendim i GJK që të jetë i detyrueshëm për GJL sot, në këtë moment. Sot ka gjykuar, me praktikën aktuale, të mënyrës së gjykimit të këtyre rasteve.

Ajo që vlen të diskutohet është a e ka zbatuar GJL vendimin e vet unifikues? Por, edhe ky vendim vetë nuk është zbardhur ende. Kjo është Shqipëria administrative ku jetojmë. Pra, kjo trupë gjyqësore e sotmja është juridikisht e mbrojtur sepse asnjëri nga vendimet nuk është ende i detyrueshëm për zbatim në praktikën konkrete. Besoj se juridikisht fshihen pas kësaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.