☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 28 May 2026
S&P 500 7,564 ▲0.58%
DOW 50,669 ▲0.05%
NASDAQ 26,917 ▲0.91%
NAFTA 89.46 ▲0.88%
ARI 4,526 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $73,467 ▼ -2.44% ETH $2,014 ▼ -2.31% XRP $1.3170 ▼ -1.15% SOL $82.1400 ▼ -2.19%
S&P 500 7,564 ▲0.58 % DOW 50,669 ▲0.05 % NASDAQ 26,917 ▲0.91 % NAFTA 89.46 ▲0.88 % ARI 4,526 ▲1 % S&P 500 7,564 ▲0.58 % DOW 50,669 ▲0.05 % NASDAQ 26,917 ▲0.91 % NAFTA 89.46 ▲0.88 % ARI 4,526 ▲1 %
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
28 May 2026
Breaking
Maqedonia

Janevska: Intelegjenca artificiale mund t’i ndihmojnë nxënësit, mirëpo roli i mësimdhënësit është i pazëvendësueshëm

Çdo student e ka inteligjencën artificiale në telefonin e tij. Qëllimi nuk është që ajo të ndalet, por që njeriu të ketë fjalën e fundit. Në arsim, detyra jonë është të vendosim korniza dhe mënyra të përdorimit të saj. Ato i përcaktojmë me Strategjinë Kombëtare për Arsimin 2026–2032 dhe me shumë dokumente të tjera, me të cilat synojmë krijimin e mjedisit arsimor digjitalisht të pjekur, që do t’u mundësojë të rinjve t’i përdorin në mënyrë të përgjegjshme dhe kreative teknologjitë e reja, në funksion të zhvillimit personal, angazhimit qytetar dhe përparimit shoqëror.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në panel-diskutim në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, me temë: “Ridizanjimi i arsimit të lartë dhe universite-teve: inteligjenca artificiale dhe bashkëpunimi me industrinë si disa nga sfidat më serioze të kohës së sotme”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Qasja strategjike e Qeverisë është plotësisht në përputhje me konkluzionet më të fundit të Këshillit të BE-së, të majit 2026, të cilat i referohen marrëdhënies ndërmjet arsimit dhe inteligjencës artificiale dhe kërkojnë qasje etike, të sigurt dhe të përqendruar te njeriu ndaj kësaj inovacioni teknologjik”, tha Janevska, duke theksuar se me futjen e saj, roli i stafit mësimdhënës bëhet edhe më thelbësor.

“Inteligjenca artificiale mund të shpjegojë, por nuk mund t’i afrohet studentit me empati. Mund të përmbledhë përmbajtje, por nuk mund të vërejë se studenti është i hutuar nga përmbledhja. Nuk mund të shohë ku gabon dhe përse. Prandaj, ajo nuk mund ta zëvendësojë profesorin që e udhëheq studentin përgjatë programit studimor. Ndërveprimi profesor-student ndërton njohuri, aftësi, vlera dhe karakterin e studentit”, u shpreh ministrja.

Duke folur për hapat e ndërmarrë në drejtim të zbatimit të inteligjencës artificiale në sistemin arsimor, Janevska theksoi se Ministria ka bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e arsimit të lartë, me mbështetjen e të cilave është hartuar Udhëzues për përdorimin e inteligjencës arti-ficiale dhe janë organizuar trajnime për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme.Ajo theksoi se është e rëndësishme që të rinjtë të aftësohen në shkrim-leximin digjital dhe në veçanti, të kuptojnë thelbin dhe ta përdorin drejt teknologjinë.

“Kompanitë kërkojnë të diplomuar që janë të aftë teknikisht në inteligjencën artificiale dhe që kanë njohuri në një fushë të caktuar. Atyre u nevojiten njëkohësisht edhe kuadro me orientim shkencor, por edhe profesionistë me arsim të lartë. Prandaj, me Ligjin e ri për Arsimin e Lartë, po e fusim konceptin e arsimit dual, si model studimi në të cilin integrohet mësimi akademik me trajnimin praktik në kompani, me qëllim që studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi profesionale të nevojshme në tregun e punës, përfshirë edhe ato digjitale”, shtoi ministrja.

Paneli i diskutimit është pjesë e konference ndërkombëtare dyditore, e dedikuar ndërtimit të sinergjisë për krijimin e zgjidhjeve inovative në procesin e transformimit digjital, të cilën e organizojnë Fakulteti i Makinerisë pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” dhe Shoqata e Profesorëve Evropianë të Inxhinierisë Industriale dhe Menaxhimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.