☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.83 ▲1.93%
ARI 4,059 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,170 ▲ +1.57% ETH $2,354 ▲ +1.65% XRP $1.3199 ▲ +1.26% SOL $102.4000 ▲ +2.33%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.83 ▲1.93 % ARI 4,059 ▼0.4 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.83 ▲1.93 % ARI 4,059 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Anulohet tenderi për koncesionin e Skavicës, asnjë ofertë brenda afateve kohore

Dhënia me koncesion e hidrocentralit Katund i Ri, pjesë e projektit elektroenergjetik të Skavicës është anuluar. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vendosur të mbyllë këtë tender për arsye se asnjë kompani nuk ka paraqitur ofertë brenda afateve kohore.

Qeveria shqiptare vendosi dhënien me koncesion të ndërtimit të Katundit të Ri në 7 janar të këtij viti, 2 javë pasi kompania turke Suzer bëri një ofertë të pa kërkuar, ku Këshilli i Ministrave i miratoi asaj edhe një bonus prej 8 pikësh si shpërblim për hartimin e projektit.

Ky ka qenë një nga koncesionet më të sulmuar nga ana e opozitës, e cila akuzoi Kryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë në atë kohë, Arben Ahmetaj për favorizim të firmës turke, pasi projekti ka qenë i studiuar disa herë, madje datonte që prej vitit 1960.

Skavica është menduar si një hidrocentral i cili do të kishte të instaluar një fuqi prej 350 MWH dhe përveç ndërtimit të HEC-it do të krijonte një liqen të ri i cili do të shërbente për rritjen e efiçencës së prodhimit të gjithë kaskadës së Drinit. Në 2007-ën, kompania TKG bëri një studim për korporatën elektroenergjetike dhe i dha asaj 3 alternativa zhvillimi.

Qeveria shqiptare zgjodhi atë të ndarjes në dy HEC-e, katund i ri dhe Skavica 385, ku vlera e investimit shkonte në 110  milionë euro dhe fuqia e hidrocentralit 70 MWH. Por edhe pse njoftoi ambicien e saj për këtë vepër edhe në faqen e internetit, bashkimi i firmave Suzer dhe Nurol nuk ka dhënë asnjë detaj për tërheqjen nga ky projekt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.