“Bojkotoni mësimin”, studentët futen në ambientet e Fakultetit të Ekonomikut
Ka nisur prej disa minutash marshimi i studentëve, të cilët tashmë kanë mbërritur në brendësi të Fakultetit të Ekonomikut, aty ku, sipas pamjeve, në disa auditore po zhvillohej mësim.
Sipas pamjeve, studentët thërrasin në kor: “Bashkohuni me ne!”, “Rama, jep dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën!”, “Nuk ka dialog me ty!” dhe “Bojkotoni mësimin!”. Ndërkohë, sipas pamjeve, studentët që po zhvillonin mësim i janë bashkuar grupit dhe kanë lënë mësimin.
Gjatë rrugës është shtuar gjithashtu prania e studentëve, të cilët janë bashkuar dhe janë futur në fakultet.
Sipas gazetares së Euronews, Enkelejda Mema, pas daljes nga Fakulteti i Ekonomikut, studentët do të vijojnë marshimin drejt Fakultetit të Drejtësisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.