Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në IEVP Fier, vendimi jo me kërkesë të tij
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në atë të Fierit.
Lëvizja mësohet se është kryer me vendim të Drejtorisë së Burgjeve dhe jo me kërkesë të vetë Veliajt.
Kryebashkiaku mbahej në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare që kanë çuar në transferimin e tij drejt IEVP Fier.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.