☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 101.00 ▼1.4%
ARI 4,381 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,520 ▲ +0.45% ETH $2,451 ▲ +1.7% XRP $1.2972 ▼ -0.3% SOL $101.2000 ▲ +2.56%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.00 ▼1.4 % ARI 4,381 ▼0.14 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.00 ▼1.4 % ARI 4,381 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg “Cinen”, një nga krerët e grupit Avdylaj

Avdylaj, i njohur me nofkën “Cine”, nëpërmjet avokatit të tij, kishte kërkuar një masë sigurimi më të lehtë në Apel. Mirëpo, trupa gjykuese vendosi që ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve dhe tani atij do t’i duhet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Grupi i “Avdylajve” u godit në sajë të një operacioni të gjerë të zhvilluar në vendin tonë, i cili u shtri në 12 qarqe, nga ku u goditën 4 grupe kriminale. Sipas Prokurorisë, hetimet për goditjen e këtyre grupeve kanë nisur në vitin 2016 për t’u konkretizuar tetorin e këtij viti.

Operacioni nisi në datën 19 tetor, ku u zbulua një laborator droge në Has dhe përfundoi në datë 22 tetor me goditjen e katër grupeve kriminale, ku u ekzekutuan plot 44 urdhërarreste. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Admir Hoxha, person i shpallur në kërkim si ideatori i laboratorit të drogës në Has, kishte lidhje me grupin e Avdylajve.

Nga përgjimet rezulton se biznesmeni ka komunikim të shpeshtë me dy personat, anëtarë të grupit të Shijakut që trafikonte kokainë, heroinë e kanabis brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ishte po grupi i Shijakut që merrej më pas me shpërndarjen në tre grupe të tjera, në Lezhë, Fier e Sarandë.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, grupi i Avdylajve të Shijakut ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me grupin e “Bajrave” të Shkodrës dhe atë të “Ndokave” në Lezhë. Ndërkohë, personi që u la në burg dje nga Apeli i Krimeve të Rënda, Jasmin Avdyli, ka qenë i dënuar më parë në Itali pasi u përfshi në vrasjen e një marshalli italian. Ai kishte disa vite që ishte liruar nga burgu dhe jetonte në Shijak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.