🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,655 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.9% XRP $1.3289 ▼ -1.3% SOL $82.2200 ▼ -2.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Arte

Apeli për bojkot të Eurovizionit në Izrael mbështetet nga 140 artistë

Një grup prej 140 artistësh nga e gjithë bota mbështetën thirrjen për të bojkotuar edicionin e 64-t të Eurovizionit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Izrael.

Gazeta “The Guardian” ka publikuar një tekst të nënshkruar nga 140 artistë të cilët publikisht kanë mbështetur apelin e artistëve palestinezë për të bojkotuar edicionin e Eurovizionit në Izrael.

“Ne mbështesim apelin e artistëve palestinezë, nuk duhet bashkëpunuar me shtetin e Izraelit derisa palestinezët të fitojnë lirinë, drejtësinë dhe të drejtat që ky shtet ua merr”, thuhet në tekst.

Artistët, në tekstin e mbështetjes për bojkotin, rikujtuan se ushtria izraelite kohët e fundit vrau të paktën 62 palestinezë, përfshirë të paktën 6 fëmijë në Gaza.

“Edicioni i Eurovizionit në Izrael duhet bojkotuar për sa kohë që Izraeli vazhdon shtypjen disa dekadashe të të drejtave dhe lirive themelore të palestinezëve”, thanë artistët.

Grupi i artistëve gjithashtu konsideron se nuk është e mjaftueshme që Unioni i Producentëve Evropianë (EBU) ka kërkuar nga Izraeli të mos e organizojë edicionin në Kuds.

“Izraelit duhet t’i hiqet roli i organizatorit dhe edicioni duhet të mbahet në një vend tjetër i cili më shumë respekton të drejtat e njeriut”, ka thënë grupi i artistëve.

Ndër nënshkruesit e tekstit janë muzikanti Roger Waters, regjisori Ken Loach dhe shkrimtari Yann Martel. Në mesin e atyre që kanë nënshkruar janë gjashtë artistë nga Izraeli

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.