☁️
Tiranë 26°C · Vranët 24 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
₿ CRYPTO
BTC $76,582 ▲ +1.42% ETH $2,101 ▲ +1.84% XRP $1.3497 ▲ +0.9% SOL $85.4400 ▲ +1.51%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
24 May 2026
Breaking
Kosova

Ardian Gjini merr drejtimin e AAK, ka dhe një mesazh për liderin historik Ramush Haradinaj (POSTIMI)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e saj të dhjetë zgjedhor, një moment që shënon fundin e 26 viteve të udhëheqjes së Ramush Haradinaj në krye të partisë dhe kalimin e drejtimit te Ardian Gjini.

Ngjarja u karakterizua nga tone emocionale, falenderime dhe rikujtime për rrugëtimin politik dhe ushtarak të Haradinajt, ndërsa pjesa më e madhe e Kuvendit u dominua nga fjalimi i Gjinit, i cili e ndërtoi pothuajse të gjithë adresimin e tij mbi figurën dhe rolin historik të Haradinajt në Kosovë.

Në fjalimin e tij, Haradinaj kujtoi periudhën e luftës dhe angazhimin politik pas saj, duke falënderuar anëtarët e partisë dhe bashkëluftëtarët për mbështetjen ndër vite.

“Kam pasur nder të jem ushtar dhe komandant i UÇK-së… Nga viti 2001 kam shërbyer Kosovën dhe kombin si kryetar i Aleancës, si prijës juaj. Kam pasur nderin të zgjidhem deputet në çdo legjislaturë, kam pasur nderin të zgjidhem kryeministër dy herë me mbështetjen tuaj”, deklaroi Haradinaj.

Ai tha se do të vazhdojë t’i shërbejë Kosovës edhe pas largimit nga drejtimi i partisë dhe i dha mbështetje të plotë Ardian Gjinit për ta marrë udhëheqjen e AAK-së.

“Sot kryetar Ardian, ne besojmë në ty, besojmë të jesh prijësi ynë, të jesh prijësi i Kosovës… Ashtu siç i kam besuar vetes në rrugëtimin tim, ashtu i besoj Ardianit”, u shpreh ai.

Momente emocionale pati edhe gjatë fjalimit të sekretarit të partisë, Besnik Tahiri, i cili u përlot pas adresimit të Haradinajt dhe nominoi zyrtarisht Gjinin për kryetar të AAK-së.

“Na preku shumë, por edhe na bëri krenarë. Faleminderit Ramush, faleminderit kryetari jonë”, deklaroi Tahiri para delegatëve.

Fjalimi qendror i Kuvendit u mbajt nga Ardian Gjini, i cili e nisi adresimin me një reflektim mbi altruizmin dhe sakrificën, duke e lidhur këtë koncept me luftëtarët e lirisë dhe me figurën e Ramush Haradinajt.

“A është politika altruizëm?… Kushdo që është nisur me luftu për vendin e vet pa rrogë, jo i rekrutuar, por vullnetar, ai e ka treguar momentin e vërtetë të altruizmit, sepse ka shku për vendin, për popullin e vet, pa e ditur nëse do të marrë ndonjëherë diçka, duke rrezikuar gjithçka që ka pasur”, tha Gjini.

Ai kritikoi edhe, siç tha, “altruizmin fals” në politikë, duke argumentuar se sakrifica reale për Kosovën po mohohet në diskursin publik.

“Kemi mbërritur si popull në një moment ku mohohet altruizmi i vërtetë i njerëzve që kanë dhënë gjithçka për vendin e vet, dhe mashtrohet opinioni me altruizëm fals”, deklaroi ai.

Gjini e përshkroi Haradinajn jo vetëm si lider partie, por si simbol të Kosovës dhe të lirisë.

“Ramush Haradinaj nuk ka qenë vetëm kryetar partie, por simbol i Kosovës, i lirisë, por edhe simbol i politikës së mençur dhe normale që ka ndodhur në Kosovë për 30 vjet… Për 26 vjet që kam shërbyer nën udhëheqjen tënde, nuk ia kisha hequr asnjë minutë”, tha ai.

Në pjesën përmbyllëse të fjalimit, Gjini foli për trashëgiminë politike të Haradinajt dhe rolin e tij në periudhën e luftës dhe shtetndërtimit.

“Kurrë nuk kanë me shpëtu pa u shkruar historitë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar dhe të Ramush Haradinajt… Krejt çka do mbahet mend është ajo që kemi lënë pas… Jam i bindur që nuk ka përfunduar kryetar Haradinaj”, deklaroi ai.

Gjini më tej tha se Aleanca po e vazhdon rrugëtimin mbi besimin, strukturën dhe bindjet politike që, sipas tij, janë krijuar gjatë viteve të udhëheqjes së Ramush Haradinaj.

“Ne nuk jemi duke u nisur prej tokës, por prej një ndërtese të jashtëzakonshme që e kemi ndërtu ndër vite. Nuk jemi duke u nis prej zeros, dhe kjo na jep forcë: ne mujna, Aleanca mundet, Kosova mundet”, deklaroi Gjini.

Ai tha se AAK-ja hyn në këtë fazë me bindjen se ka ruajtur besueshmërinë politike dhe orientimin e saj perëndimor.

“Jemi duke u nisur prej besimit që e kemi për Kosovën, që nuk jemi duke rrejt, nuk jemi duke mashtru, nuk jemi fallc”, u shpreh ai.

Gjini rikujtoi edhe sloganin e ri të partisë, “Siguri, Energji dhe Zhvillim”, duke e lidhur atë me orientimin pro-amerikan dhe pro-evropian të Aleancës.

“Njerëzit që na bëjnë me u ndi mirë pse e duam Amerikën dhe Evropën janë shtylla të padukshme që kanë hy në Kosovë dhe duhet me dalë”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.