☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 84.57 ▲2.97%
ARI 4,431 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,190 ▼ -1.53% ETH $1,880 ▼ -2.3% XRP $1.0067 ▼ -2.49% SOL $75.8700 ▼ -1.37%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 84.57 ▲2.97 % ARI 4,431 ▲0.25 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 84.57 ▲2.97 % ARI 4,431 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kosova

Ardian Gjini zgjidhet kryetar i AAK-së, premton vazhdim të rrugës së Haradinajt

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Përgjithshëm të partisë, duke marrë drejtimin e AAK-së, pas Ramush Haradinaj.

Gjini, i cili është edhe i nominuari i AAK-së për kryeministër, para delegatëve tha se ndihet krenar për besimin e dhënë dhe për rrugëtimin politik të partisë.

“Është krenari me qenë një prej jush, është krenari me qenë pjesë e kësaj partie kaq të jashtëzakonshme, e njerëzve kaq të jashtëzakonshëm. Shumë faleminderit secilit prej jush. Jam i emocionuar, sikur secili prej jush”, deklaroi ai para marrjes së drejtimit të partisë.

Ai foli edhe për altruizmin dhe sakrificën në politikë, duke thënë se luftëtarët e lirisë janë shembulli më i mirë i shërbimit ndaj vendit pa kërkuar asgjë në këmbim.

“Luftëtarët e lirisë janë shembulli i vërtetë i altruizmit, ata që kanë dhënë gjithçka pa e ditur çfarë marrin në këmbim”, u shpreh Gjini.

Kryetari i ri i AAK-së tha se sot po kërkohet besimi i qytetarëve për vazhdimin e rrugës politike pas Haradinajt.

“Po e lypim besimin tuaj mbas Ramush Haradinajt. Ai nuk ka qenë vetëm kryetar partie, është simbol i Kosovës, simbol i lirisë dhe i politikës së mençur që ka ndodhur në Kosovë për më shumë se 30 vjet”, tha Gjini.

Ai shtoi se figura e Haradinajt do të mbetet e shënuar në historinë e Kosovës.

“Jam absolutisht i bindur që historia e Kosovës dhe e Ramush Haradinajt do të shkruhet me shkronja të arta”, deklaroi ai.

Në fund të fjalimit, Gjini falënderoi Haradinajn për bashkëpunimin ndër vite.

“Ekziston veç një njeri të cilin unë me 100% bindje e kam thirrur komandant, kryetar dhe kryeministër, dhe je ti. Për 26 vite shërbim, nuk do ta ndërroja asnjë minutë të vetëm të kësaj pune. Faleminderit kryetar”, përfundoi Gjini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.