🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,553 ▲2.39%
DOW 52,434 ▲2.24%
NASDAQ 25,225 ▲2.63%
NAFTA 87.71 ▼3.43%
ARI 4,113 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,622 ▼ -1.77% ETH $2,125 ▼ -5.03% XRP $1.0897 ▼ -6.01% SOL $86.4300 ▼ -3.57%
S&P 500 7,553 ▲2.39 % DOW 52,434 ▲2.24 % NASDAQ 25,225 ▲2.63 % NAFTA 87.71 ▼3.43 % ARI 4,113 ▲0.93 % S&P 500 7,553 ▲2.39 % DOW 52,434 ▲2.24 % NASDAQ 25,225 ▲2.63 % NAFTA 87.71 ▼3.43 % ARI 4,113 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Bota

ARGJENTINË – Papa Leone XIV pritet nga 2,5 milionë besimtarë në Buenos Aires: Krizat po shkatërrojnë familjet

– Rreth 2,5 milionë besimtarë u mblodhën sot në Buenos Aires, për të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga Papa Leone XIV, në një prej tubimeve më të mëdha të zhvilluara gjatë pontifikatit të tij, sipas AP.

Sipas autoriteteve vendase, pjesëmarrja në meshën e mbajtur në “Monumento de los Españoles” arriti në rreth 2,5 milionë persona.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe presidenti i Argjentinës, Javier Milei, i cili ndoqi ceremoninë nga rreshti i parë, së bashku me motrën e tij, Karina Milei, dhe kryebashkiakun e Buenos Airesit, Jorge Macri.

Besimtarë nga vende të ndryshme të Argjentinës dhe shteteve fqinje, udhëtuan drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Shumë prej tyre mbërritën që gjatë natës dhe qëndruan përgjatë bulevardeve të qytetit për të parë nga afër Papën.

Gjatë predikimit të tij, Leone XIV u ndal te vështirësitë me të cilat përballen familjet, duke përmendur paqëndrueshmërinë ekonomike, problemet sociale, punësimin e pasigurt, dhunën në familje, ndarjet e dhimbshme dhe varësitë që dëmtojnë marrëdhëniet familjare.

“Edhe familjet tona përballen ndonjëherë me situata të vështira: mungesë stabiliteti, vështirësi sociale, punësim të pasigurt, dhunë në familje, ndarje të dhimbshme dhe varësi që shkatërrojnë dhe dëmtojnë marrëdhëniet familjare”, u shpreh papa Leone.

Ai theksoi se, pavarësisht këtyre vështirësive, besimi duhet të mbetet burim shprese dhe mbështetjeje për njerëzit.

“Mes gjithë këtyre vuajtjeve dhe krizave, fjala e Zotit shkëlqen si burim shprese: Zoti është mes nesh dhe nuk duhet të kemi frikë”, tha ai.

Papa Leone XIV nënvizoi gjithashtu rëndësinë e familjes në shoqëri, duke e cilësuar atë një shtyllë të rëndësishme përballë pasigurive të kohës sonë.

Ai u bëri thirrje besimtarëve të mos e konsiderojnë familjen e krishterë si një institucion të vjetëruar, por si një vend ku përcillen besimi, vlerat njerëzore, respekti për të moshuarit dhe përgjegjësia ndaj brezave të rinj.

“Mos u dorëzoni përpara atyre që e konsiderojnë familjen e krishterë të vjetëruar. Përkundrazi, sot më shumë se kurrë, ajo mbetet një shtyllë në mes të pasigurive të shumta të kohës sonë”, deklaroi ai.

Më herët gjatë ditës, papa Leone XIV vizitoi qendrën e kujdesit social “Pequeño Cottolengo Don Orione”, në Claypole, rreth 30 kilometra larg Buenos Airesit, ku strehohen dhe marrin shërbime më shumë se 400 persona me aftësi të kufizuara.

Gjatë takimit me banorët, stafin dhe vullnetarët, ai theksoi se personat me aftësi të kufizuara nuk përbëjnë barrë për shoqërinë, por janë një bekim.

“Përparimi i një kombi matet edhe nga mënyra se si ai mirëpret personat me aftësi të kufizuara dhe ata që kanë nevoja të veçanta”, deklaroi Leone XIV.

Ai bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe përkujdesje ndaj njerëzve më të pambrojtur, duke theksuar se zhvillimi i një vendi nuk duhet të matet vetëm përmes suksesit ekonomik.

Vizita në Argjentinë është pjesë e udhëtimit të parë të papës Leone XIV në Amerikën Latine që prej zgjedhjes së tij në krye të Kishës Katolike.

Turneu 12-ditor përfshin Uruguain, Argjentinën dhe Perunë, ku papa ka kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës së tij si misionar dhe ipeshkëv.

Argjentina nuk ka pritur një vizitë papale që prej vitit 1987. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.