☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,752 ▲ +0.4% ETH $2,688 ▲ +0.96% XRP $1.4907 ▲ +1.16% SOL $119.8500 ▲ +1.63%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Ariana Grande dhe Ricky Alvarez sërish bashkë? Zbulohen detaje

Ariana Grande dhe ish-i dashuri i saj, Ricky Alvarez, duket se po i japin një mundësi të re marrëdhënies së tyre, megjithatë burime pranë këngëtares thonë se ata po i marrin gjërat me qetësi.

Sipas revistës People, artistja 33-vjeçare dhe ish-balerini i saj rezervë, 35 vjeç, “po ecin shumë ngadalë” në përpjekjen për të rindërtuar romancën.

“Ariana gjithmonë e ka konsideruar Ricky-n një mik. Ajo nuk ka mbajtur kurrë mëri ndaj tij pas ndarjes. Ricky është i besueshëm, mbështetës dhe pranë saj në çdo moment. Ariana ndihet vetvetja kur është me të,” tha burimi.

Megjithatë, çifti nuk ka ndërmend të nxitojë.

“Ata nuk po hidhen menjëherë në një lidhje serioze, por Ariana është shumë e lumtur që Ricky është rikthyer në jetën e saj,” shtoi burimi.

Së fundmi, Alvarez kaloi fundjavën e 4 Korrikut në Florida me Ariana Granden dhe familjen e saj, ndërsa e ka shoqëruar edhe në disa ndalesa të turneut “Eternal Sunshine”.

Grande dhe Alvarez ishin në një lidhje nga 2015 deri në 2016. Këngëtarja e përmendi edhe në hitin e saj “Thank U, Next”, ku këndonte: “Wrote some songs about Ricky, now I listen and laugh.”

Megjithatë, gjatë koncerteve të fundit, Ariana ka ndryshuar tekstin e këngës, duke bërë që fansat të besojnë se marrëdhënia mes tyre është ringjallur.

Në një koncert ajo këndoi: “Wrote some songs about Ricky, I know he’s still got my back”, ndërsa në performancën e 13 korrikut në Brooklyn, që përkoi me ditëlindjen e Alvarez, ajo e ndryshoi sërish vargun në: “Wrote some songs about Ricky, we always find our way back.”

Këto ndryshime kanë shtuar spekulimet se dyshja po i jep një tjetër mundësi dashurisë së tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.