☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.17 ▼0.39%
ARI 4,077 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,252 ▼ -5.13% ETH $2,242 ▼ -7.34% XRP $1.2005 ▼ -8.98% SOL $90.1600 ▼ -6.8%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Arion Sulo: Shtimi i dhunës në protestë, përjashton çdo marrëveshje Rama-Berisha

Analisti Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se shtimi i dhunës nga policia në protestat e opozitës e përjashton një marrëveshje Rama-Berisha.

Sipas Sulos, ka një tezë që flet për një marrëveshje në distancë mes kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, por që siç tha më tej Sulo “ajo që nuk ma nxjerr ekuacionin është që nëse kjo protestë është e vakët, nëse nuk ka asnjë… dhe ka marrëveshje, atëherë pse kjo dhunë e shtuar”.

“Një lexim i sipërfaqshëm është ai që vjen nga ndërrimi i drejtorit të Policisë; drejtor i ri, zell i ri, për t’i rënë në sy shefit të madh.

Ky zell i ri, ndërhyrja te molotovët, goditja e deputetëve, ndërhyrja para se fishekzjarrët të shpërthenin ishin një strategji e re, manovër e re.

Është një tezë që thuhet shumë ose një marrëveshje në distancë, bën vaki, ne e diskutojmë. Ajo që nuk ma nxjerr ekuacionin është që nëse kjo protestë është e vakët, nëse nuk ka asnjë… dhe ka marrëveshje, atëherë pse kjo dhunë e shtuar. Atëherë pse nga protesta në protestë është shtuar dhuna, shtim të proporcionit, ndërrim të drejtorit se u dogj vila e ish-diktatorit”, tha Sulo.

Sulo shpjegoi më tej se e gjithë klima e krijuar vjen nga lart, ndërsa theksoi se në këtë rast nuk “rakordon me atë marrëveshjen që thotë Vangjeli. Ato mund të jenë interesa siç janë Kodi Zgjedhor që sot Berisha ka bërë një propozim që Rama mund ta pranojë.”

“Ndërhyrja e drejtorit të ri të merret me protestën e opozitës, por kjo është e gjithë klima, ajo është e shefit të madh sepse nuk mundet që ai ta bëjë me kokën e tij. Këtu kemi sjellje të reja, nga protesta në protestë kemi shtim të dhunës. Kemi gazin e ri që ishte më i fortë dhe më shumë neutralizues.

Pra, ka një gjë që nuk rakordon me atë marrëveshjen që thotë Vangjeli. Ato mund të jenë interesa siç janë Kodi Zgjedhor që sot Berisha ka bërë një propozim që Rama mund ta pranojë. Ato vendosin klimën politike, ato vendosin standardin e marrëdhënies politike”, deklaroi më tej Sulo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.