☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.41 ▼0.12%
ARI 4,078 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,191 ▼ -5.12% ETH $2,241 ▼ -7.3% XRP $1.1995 ▼ -9.03% SOL $90.1800 ▼ -6.67%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.41 ▼0.12 % ARI 4,078 ▼0.86 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.41 ▼0.12 % ARI 4,078 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Arte

Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private

Muzetë, monumentet e kulturës dhe objektet e tjera të trashëgimisë kulturore në vend do të kenë rregulla të reja për administrimin, mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre.

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit synon forcimin e mekanizmave për mbrojtjen, ruajtjen dhe administrimin e pasurive kulturore, përmes përafrimit të kuadrit ligjor me standardet ndërkombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Një nga risitë kryesore është përfshirja e instrumentit të Vlerësimit të Ndikimit në Trashëgimi (VNT), që do të shërbejë për të analizuar ndikimin e planeve, programeve, projekteve dhe ndërhyrjeve mbi pasuritë kulturore dhe vlerat e mbrojtura.

Sipas projektligjit, ndryshimet synojnë të përmirësojnë procedurat për identifikimin, verifikimin, shpalljen dhe regjistrimin e pasurive kulturore, duke përcaktuar më qartë përgjegjësitë institucionale, afatet dhe mënyrën e vlerësimit.

Projektligji synon përmirësimin dhe modernizimin e kuadrit ligjor në fushën e trashëgimisë kulturore, në funksion të forcimit të mbrojtjes, ruajtjes, administrimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të pasurive kulturore materiale dhe jomateriale.

Gjithashtu, projektligji synon forcimin e mekanizmave të financimit dhe mbështetjes së pronarëve dhe administruesve të pasurive kulturore, si dhe përmirësimin e dispozitave që lidhen me importin, eksportin, qarkullimin dhe kthimin e pasurive kulturore të larguara në mënyrë të paligjshme, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare në këtë fushë.

Në relacionin shoqërues thuhet se “projektligji rregullon në mënyrë më të plotë ndërhyrjet në pasuritë kulturore të paluajtshme, duke përcaktuar procedura të veçanta për mirëmbajtjen, masat urgjente, ndërhyrjet ruajtëse, restaurimin, ndryshimin e destinacionit dhe përshtatjen funksionale të tyre. Në këtë kuadër, krijohen mekanizma që mundësojnë integrimin e pasurive kulturore në procese zhvillimi, duke garantuar ruajtjen e autenticitetit, integritetit dhe vlerave kulturore që ato mbartin”.

Një tjetër risi është krijimi i mundësive për mbështetje financiare të pasurive të trashëgimisë kulturore që nuk janë në pronësi publike. Kjo mbështetje mund të jepet përmes granteve, bashkëfinancimit ose kontributeve në natyrë, për shpenzime që lidhen me dokumentimin, studimet, projektimin, punimet, mbikëqyrjen dhe certifikimin e ndërhyrjeve.

Në projektligj thuhet se ndryshime parashikohen edhe në administrimin e muzeve dhe koleksioneve, përmes përafrimit të përkufizimit të muzeut me standardet e Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve.

Një tjetër ndryshim lidhet me forcimin e rolit të Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore. Këto institucione do të ushtrojnë funksione teknike dhe administrative për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e trashëgimisë kulturore materiale në territorin e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.