🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,570 ▲0.38%
DOW 51,778 ▼0.4%
NASDAQ 25,379 ▲0.85%
NAFTA 96.64 ▲0.19%
ARI 3,929 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,778 ▲ +0.97% ETH $2,286 ▲ +1.45% XRP $1.2759 ▲ +2.06% SOL $93.4200 ▲ +1.77%
S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 % S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

ARKEOLOGJI – Zbulohet një fragment i “Iliadës” brenda një mumje egjiptiane të epokës romake

– Një ekip spanjollo-egjiptian ka zbuluar një fragment të rrallë të veprës Homeri, konkretisht nga “Iliada”, brenda një mumie në vendodhjen arkeologjike të Oxyrhynchusit, sipas “BBC”.

Ky zbulim hedh dritë mbi mënyrën se si tekstet antike ripërdoroheshin në praktikat funerale dhe mbi përhapjen e letërsisë greke në Egjipt gjatë periudhës romake.

Gjetja u bë në Al Bahnasa, rreth 190 kilometra në jug të Kajros, gjatë një misioni të përbashkët të Universitetit të Barcelonës dhe Institutit të Lindjes së Afërt të Lashtë.

Në të ashtuquajturin “varri 65”, një hipoge i dëmtuar dhe i grabitur që në lashtësi, arkeologët arritën të zbulojnë një koleksion të pasur objektesh funerale.

Studiuesit dokumentuan disa mumie me fasha të zbukuruara me motive gjeometrike dhe ngjyra ende të gjalla, si dhe sarkofagë druri shumëngjyrësh dhe objekte metalike si fletë të holla ari dhe një copë bakri.

Këto elemente ishin pjesë e pajës funerale tipike të periudhës greko-romake, që synonte të ndihmonte të ndjerin në jetën e përtejme.

Sipas profesorit Hassan Amer nga Universiteti i Kajros, ky varr ofron dëshmi të rëndësishme mbi ndërthurjen e traditave funerare egjiptiane me ndikimet helenistike dhe romake.

Edhe pse i dëmtuar, ai ka lejuar rindërtimin e këtij procesi kulturor kompleks.

Zbulimi më i jashtëzakonshëm ishte një fragment papirusi i gjetur brenda një mumie, që përmban vargje nga libri i dytë i “Iliadës”, i njohur si “Katalogu i Anijeve”, ku renditen forcat greke që u nisën drejt Trojës.

Edhe pse papiruse janë të zakonshme në Oxyrhynchus, gjetja e tyre brenda një mumie është shumë e rrallë dhe e bën këtë zbulim unik.

Ekspertët mendojnë se fragmenti është ripërdorur si material për mbështjelljen e mumies, një praktikë e zakonshme në antikitet, dhe jo për ndonjë qëllim simbolik.

Ky zbulim pasuron njohuritë mbi qarkullimin e letërsisë klasike në jetën e përditshme dhe forcon rëndësinë e rajonit të Al Minya si një qendër kyçe për studimin e botës së lashtë mesdhetare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.