Arkeologjia nënujore, filmi bullgar në Tiranë “Bota e Humbur: Thellë në Detin e Zi”
Edicioni i parë në Shqipëri i Festivalit evropian të filmave nënujorë arkeologjike “Archeovision”
Intervistë me Dr. Kalin Dimitrov, arkeolog, bashkudhëheqës i projektit “Black sea MAP” për arkeologjinë nënujore në Bullgari
Filmi “Bota e Humbur: Thellë në Detin e Zi”(anglisht me titra shqip) do të shfaqet në kuadrin e festivalit “Archeovision” më 18 qershor në orën 20:30 në COD te Lulishtja e Kryeministrisë dhe më 20 qershor në orën 21:30 në Amfiteatrin e Durrësit.
***
Nga 16 e deri më 30 qershor po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, edicioni i parë i Festivalit evropian të filmave arkeologjike “Archeovision” si projekt i EUNIC në kuadrin e të cilit do të shfaqen 13 filma (me titra në shqip) nga 8 vende të ndryshme: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja. Regjisorët dhe kamera e tyre na shoqërojnë në sitet më të famshme dhe në disa më pak të njohura të Evropës. Disa nga filmat do të jenë të ambjentuar në mjedise shumë të vecanta, pranë siteve me të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri: Amfiteatri i Durrësit dhe ai i Apolonisë.
Në kuadër të programin të festivalit do të transmetohet edhe filmi bullgar “Bota e Humbur: Thellë në Detin e Zi” kushtuar projektit unik të arkeologjisë nënujore „Blacksea MAP“ në ujërat bullgare të Detit të Zi.
Filmi “Bota e Humbur: Thellë në Detin e Zi”(anglisht me titra shqip) do të shfaqet në kuadrin e festivalit “Archeovision” më 18 qershor në orën 20:30 në COD te Lulishtja e Kryeministrisë dhe më 20 qershor në orën 21:30 në Amfiteatrin e Durrësit.
Më shumë rreth projektit dhe filmit mësojmë në një intervistë ekskluzive me arkeologun bullgar dhe bashkudhëheqës të projektit për hartimin e Detit të Zi, Dr. Kalin Dimitrov. Që nga viti 2010 ai punon në Institutin Kombëtar Arkeologjik me Muzeu pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, kurse gjatë periudhës 2016-2020 ka udhëhequr Qendrën e Arkeologjisë Nënujore në qytetin e Sozopolit-struktura kombëtare që merret me studimin, mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore nënujore të Bullgarisë.
Cfarë përfaqëson projektit unik i arkeologjisë nënujore „Blacksea MAP“ në ujërat bullgare të Detit të Zi mbi bazën e të cilit është xhiruar filmi bullgar “Bota e Humbur: Thellë në Detin e Zi”?
“Blacksea MAP” është një projekt unik nga disa këndvështrime: financohet nga një sponsor privat-Fondacioni “JuliaandHansRausing”, ku shuma e fondeve është jashtëzakonisht e madhe për sferën e arkeologjisë. Kjo lejoi për herë të parë në botë në kërkime nënujore arkeologjike të përdoret një teknologji që deri tani është shfrytëzuar vetëm për nxjerrjen e naftës ose në ndërtimin e tubacioneve nënujore. Këto janë pajisje të kontrolluara në distancë për kërkimin dhe dokumentimin e objekteve të detit të thellë. Në punën tonë në Detin e Zi, ne praktikisht nuk kishim kufizime në thellësinë e kërkimit. Projekti ka treguar pa dyshim se teknologjia moderne lejon studimin e anijeve të mbytura në thellësi prej më shumë se 2000 metra! Sidoqoftë, studimi është mjaft i detajuar lejon marrjen e mostrave për datime ose analiza të tjera. Projekti u zhvillua në tre sezone fushore gjatë viteve 2015-2017. Zbulimet individuale më mbresëlënëse janë anijet antike, mes tyre ajo më e hershmja-nga fundi i shek. V dhe fillimi i shek. IV para Krishtit, si edhe dy anije romake, dy anije mesjetare. Si pjesë e projektit “Blacksea MAP” me fonde të Ministrisë bullgare të kulturës tani rifilluan gërmimet në Ropotamo-një port dhe vendbanim i hershëm i epokës së bronzit. “Blacksea MAP” është një shembull i suksesshëm i një projekti ndërkombëtar me arkeologë nga mbi 10 vende. Ai u realizua në përputhje me rregullat dhe në frymën e Konventës së UNESCO-s për ruajtjen e trashëgimisë kulturore nënujore.”
Pse Deti i Zi konsiderohet muzeu më i madh nënujor në botë?
“Deti i Zi është një pellg i mbyllur detar, me një lidhje shumë të ngushtë dhe të cekët me Mesdheun. Lidhja është vetëm përmes ngushticës së Bosforit, që në pjesën e tij më të cekët është vetëm 34 m i thellë. Shkëmbimi i ujit bëhet vetëm në shtresat e sipërme të Detit të Zi- deri në rreth 150 m, dhe në ujërat e thella pothuajse nuk ka qarkullim. Kështu, në zonën nën 150 m-në thellësitë më të mëdha të Detit të Zi grumbullohet biomasë në dekompozim dhe uji ngopet me sulfur hidrogjeni. Vetëm bakteret jetojnë në këtë mjedis pa oksigjen dhe helmues, gjë që krijon kushte për ruajtjen shumë të mirë të mbetjeve organike, përfshirë anijet prej druri. Njëkohësisht, Deti i Zi është pjesë e Botës së Vjetër dhe njerëzit kanë lundruar në të për mijëra viteve. Dy faktet-ekzistenca e kushteve për ruajtjen e anijeve në thellësi më të mëdha dhe historia e pasur kulturore në brigjet e Detit të Zi-çojnë në faktin se në Detin e Zi ruhen plotësisht anijet e mbytura për dallim nga Mesdheu-ku ruhen vetëm ngarkesat e tyre.”
Cilat vende interesante arkeologjike do t’u rekomandoni turistëve shqiptarë gjatë vizitës së tyre në bregdetin bullgar të Detit të Zi?
“Do të filloja me muzetë. Muzetë në bregdetin e Detit të Zi janë ndër më të pasurit në Bullgari. Muzeu Arkeologjik i Varnës disponon me një ekspozitë të pasur, në të cilën mund të shihni arin më të vjetër të përpunuar në botë për më shumë se 6500 vjet.Sigurisht, turistët duhet të vizitojnë qytetin Nesebër-si një muze i vogël, një vend i trashëgimisë botërore me kisha dhe ndërtesa të jashtëzakonshme mesjetare në stilin tipik të shek.XVIII–XIX. Ndërtesa e muzeut të Nesebërit ndodhet në hyrje të pjesës së vjetër pranë portës së qytetit antikMesambria. Muzeu i Burgasit gjithashtu disponon me një koleksion të pasur. Muzeu i qytetit të Sozopolit, ose qyteti mesjetar Apollonia Ponticaka koleksionin më të madh dhe më të pasur të qeramikës në Bullgari. Përveç këtyre muzeve kryesore, përgjatë bregdetit ka muze më të vegjël që kanë diçka të veçantë për të treguar si këto në Çernomorec, Primorsko, Carevo, Ahtopol. Do ju rekomandoj të vizitoni edhe Balçik ku ndodhet Pallati i Mbretëreshës Maria.”
A keni bashkëpunuar me arkeologë shqiptarë? Cilat vende në Shqipëri do të ishin më interesante për hulumtime të përbashkëta arkeologjike?
“Deri tani nuk ka pasur një bashkëpunim të tillë, por nuk ka dyshim se ka potencial. Këtë verë planifikoj të vizitoj vendbanimin e zhytur afër Linit, ku do të realizohet një studim ndërkombëtar. Ka potencial për kërkime të përbashkëta arkeologjike në të gjitha periudhat me pjesëmarrjen e arkeologëve bullgarë dhe shqiptarë, pasi të gjitha vendet e Ballkanit ndajnë një histori dhe kulturë shumë të afërt.”
Cili është potenciali i Shqipërisë për zhvillimin e arkeologjisë nënujore?
“Pa dyshim ka potencial të madh për kërkime arkeologjike detare. Bregdeti shqiptar është shumë i pasur edhe nga ana historike, që do të thotë se kjo vazhdon edhe nën ujin. Qendra e Arkeologjisë Nënujore në qytetin e Sozopolit do të ishte e lumtur të vendoste bashkëpunim me homologët shqiptarë dhe të merrte pjesë në kërkime të përbashkëta detare. Sigurisht, ne jemi gjithashtu të hapur për bashkëpunim në hulumtimet nënujore në Bullgari. Për shembull, këtë vit gërmimet dhe hulumtimet do të kryhen në dy nga pikat më interesante në bregdetin Bullgar-Nesebër dhe Sozopol.”
Intervistoi: Ded Kola