Kronika

Armëmbajtja pa leje, Manjani:Të domosdoshme ndryshimet në kodin penal

Miratimi i ndryshimeve në kodin penal që lidhen me uljen e masës së dënimit për armëmbajtjen pa leje, u cilësuan “të domosdoshme” nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Riformulimi i ligjit parashikon dënimin me burg, nga dy deri në pesë vjet, për personat që mbajnë pa leje armë, bomba e lëndë plasëse në mjedise publike.
I konsideruar nga Gjykata Kushtetuese si i ashpër pasi sanksiononte burgim nga 7 deri në 15 vjet, gati të njëjtë si për veprat e trafikimit, mungesa e kësaj dispozite ka shkaktuar konfuzion në gjyqësor.

“Është domosdoshmëri miratimi sot dhe pa vonesë i këtyre ndryshimeve, pas vendimit të Kushtetueses, pasi çdo person që kapet në flagrancë, arrestohet dhe çohet për gjykim për armëmbajtje pa leje nuk dënohet dot, dhe ky është një vakum në ligj, që ne duhet ta plotësojmë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

Një tjetër moment i vendimit të Kushtetueses, sipas tij, ka kthimin në normalitet të parimit “të proporcionalitetit”.

Këtu nuk po flasim për një krim, por që të kthejmë në normalitet nenin e kodit penal që flet për armëmbajtjen pa leje. Është emergjencë, pasi ka të bëjë me zbatimin praktik të ligjit.
Nga ana e opozitës, deputeti i PD-së, Eduard Halimi u shpreh kundër ndryshimeve, duke kërkuar një rishikim të gjithë legjislacionit që lidhet me mbajtjen e armëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button