Kronika

Arrest me burg Memollarit, aksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Andrea Memollari, autori i aksidentit makabër që i mori jetën 45-vjeçares, Dhurata Prifti.

Ndaj 20-vjeçarit Memollari rëndojnë dy akuza, aksident me pasojë vdekjen dhe largim nga vendi i aksidentit.

Vetë i riu ka shfaqur shenja pendesë në dëshmitë e dhëna prej tij. Ai ka deklaruar se e ka zënë paniku, ndaj është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e mërkurë në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë dhe pamjet makabre janë regjistruar nga kamerat e biznesve pranë rrugës. Nga këto pamje vërehet viktima e cila pasi shpëton dy fëmijët e saj përfundon vetë nën rrotat e makinës së drejtuar nga Memollari.

Vetë ky i fundit rezulton persona me precedentë të mëparshëm sa i takon shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ndaj tij, gjykata kishte vendosur dënimin me 40 orë punë për përpjekjen për të korruptuar një efektiv policie që e kishte zënë në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button