🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,722 ▲ +0.12% ETH $2,410 ▼ -0.98% XRP $1.2959 ▼ -1.01% SOL $103.6500 ▼ -1.26%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Asgjësimi i materialeve të votimit”.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa mund të zgjasë deri më 7 korrik 2026.

“I pandehuri nuk guxon që të largohet nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe i ndalohet të kontaktojë me personat me të cilët ai nuk jetojnë apo janë të varur nga i pandehuri”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka bërë të ditur se në rast të shkeljes së kësaj mase, ndaj tij do të caktohet paraburgimi.

“Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet më tej.

Sipas gjykatës, nga provat e mbledhura deri në këtë fazë ekziston dyshimi i bazuar se më 7 qershor 2026, i pandehuri në cilësinë e anëtarit të KQZ-së, në qendrën e votimit në shkollën “Sharri” në Jabllanicë të Prizrenit, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij lidhur me procesin zgjedhor.

“Me datë 07 qershor, i pandehuri në cilësinë e anëtarit të KQZ-së, në keqpërdorim të detyrës, pozitës dhe autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet në qendrën e votimit në shkollën ‘Sharri’ në Jabllanicë – Komuna e Prizrenit, me qëllim që të pengojë vijueshmërinë normale të zgjedhjeve, dhe pengimin e shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, i pandehuri A.D., i merr dhe i fsheh gjashtë (6) fletëvotime të zbrazëta duke bërë shqyrjen e fletëvotimeve nga blloku i fletëvotimeve, të cilat pastaj i fsheh, duke keqpërdorur detyrat, pozitat dhe autorizimet lidhur me zgjedhjet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Megjithatë, gjykata thekson se pretendimet do të vlerësohen gjatë zhvillimit të procedurës penale.

“Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit, por ka konstatuar se ajo është e pabazuar.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe pretendimet e palëve gjatë seancës dëgjimore, si dhe nga shkresat e lëndës dhe provat materiale, ka gjetur se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është e pabazuar”, thuhet në njoftim.

Sipas gjykatës, arresti shtëpiak është masë e mjaftueshme për të siguruar prezencën e të pandehurit dhe zhvillimin e papenguar të hetimeve.

“Duke marrë për bazë të gjitha faktet dhe rrethanat konkrete, Gjykata e vlerësoj masën e paraburgimit si të rëndë, në anën tjetër me masën e arrestit shtëpiak, do të sigurohet zhvillimi i pa penguar i procedurës hetimore”, thuhet në njoftim.

Mbikëqyrja e zbatimit të masës së arrestit shtëpiak do të bëhet nga Stacioni Policor në Prizren. /Telehgrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.