🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,684 ▼ -0.03% ETH $2,410 ▼ -1.03% XRP $1.2936 ▼ -1.11% SOL $103.3400 ▼ -1.66%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama reagon për protestat: Nuk kam ikur, po përpiqem të shmang kurthin e dhunës që kërkon gjak

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë, duke deklaruar se është përpjekur të shmangë përfshirjen e drejtpërdrejtë në përplasjet e ditëve të fundit. Në fjalën e tij, Rama iu referua edhe ngjarjeve të 21 janarit 2011, kur katër protestues u vranë me armë zjarri në bulevardin përpara Kryeministrisë.

“Ja ku jam, nuk kam ikur. Gjithsesi, vendosa të jem këtu sot, të përpiqem të them gjërat e mia”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë tha se gjatë ditëve të fundit është përpjekur të mos përfshihet drejtpërdrejt në situatën e krijuar, duke deklaruar se synimi ka qenë shmangia e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës.

“Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e të koordinoj një përpjekje aspak të lehtë për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës, që kërkon gjak. Kërkohet gjak”, deklaroi kryeministri.
Gjatë fjalës së tij, Rama bëri një krahasim mes situatës aktuale dhe protestës së 21 janarit 2011, duke rikujtuar viktimat e asaj dite.

Ai tha se në protestën e vitit 2011 pati disa vatra zjarri, por sipas tij nuk u sulmuan institucionet dhe nuk u përdorën molotovë.

“Janë ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar, ku pati disa zjarre sporadike tek tuk, në këtë perimetër, ku nuk u prek asgjë, asnjë institucion. Ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe ku u vranë me plumba, 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot, nuk shkonin dot as në spital”, theksoi Rama.

Deklarata e kryeministrit vjen në një kohë kur Tirana është përfshirë prej disa ditësh nga protesta të shoqëruara me akte dhune, dëmtime të pronës dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës nga detyra dhe shprehin pakënaqësi për korrupsionin, problemet në arsim dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë. Përplasjet e ditëve të fundit kanë sjellë edhe të lënduar e të arrestuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.