Aksidentoi dy gra dhe u largua nga vendngjarja, kapet pas disa minutash i riu në Korçë
Është kapur pas disa minutash i riu që u largua nga vendi i ngjarjes pasi aksidentoi me makinë dy gra në afërsi të Bankës Kombëtare në Korçë.
I riu drejtonte një automjet tip BMW, të cilin e kishte marrë me qira. Pas aksidentit, ai u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia kishte nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Pas kapjes, pritet që ndaj të riut të kryhen veprimet procedurale dhe të arrestohet.
Dy gratë e aksidentuara janë transportuar në spital, ku raportohet se kanë pësuar fraktura.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.