Arrestohet kandidati i LSI-së në Tiranë, “shpërbleu” me paga 40 militantë përpara fushatës
Policia ka arrestuar kandidatin për deputet të LSI-së në Tiranë, Agron Xhafa.
Burimet bëjnë me dije për gazetën “TemA” se Xhafa është ndaluar pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën e tij si drejtor i “komanduar” në aeroportin e Kukësit.
Mësohet se gjatë fushatës elektorale ai ka akorduar të paktën 40 paga për disa përkrahës së forcës politike ku aderon.
Veç tij, policia ka ndaluar me arrest shtëpie edhe shefin e financës së aeroportit.
Më tej, burimet informojnë se janë duke u zhvilluar hetime për të zbardhur edhe të tjera raste të abuzimit me detyrën gjatë ushtrimit të këtij funksioni.
Xhafa renditej i 33 në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë gjatë garës elektorale të 25 qershorit.