Arrestohet në Shkodër 35-vjeçari, iu gjet kokain, armë dhe sende të tjera
Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë “DOSES” Më datë 17.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Anton Shpatina, 35 vjeç, banues në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër,
Si dhe procedohet penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë shtetasi: Lorenc Koçi, 25 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër,
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Anton Shpatina ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.