Arrestohet në Tiranë Alfred Hoxha, nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes 5-ditore
I dënuari me 4 vjet burg për vjedhje u kap nga forcat "Shqiponja" në Tiranë, një ditë pasi nuk ishte kthyer në burgun e Rrogozhinës në përfundim të lejes 5-ditore.
Policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e sotme Alfred Hoxhën, i cili një ditë më parë nuk ishte kthyer në burgun e Rrogozhinës pas përfundimit të lejes 5-ditore, siç njofton Shqiptarja.com. Ai u kap nga forcat “Shqiponja” në Tiranë.
Hoxha ishte dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të vjedhjes. Ai kishte vuajtur 3 vjet nga dënimi dhe i mbetej edhe 1 vit për të vuajtur.
Ai e vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës bashkë me vëllanë e tij, F. Hoxha, 42 vjeç, i dyshuar gjithashtu për përfshirje në vjedhjen e një banese.
Sipas dyshimeve, në ngjarje ka bashkëpunuar edhe motra e tyre, E.K., 33 vjeçe, e cila punonte si sanitare në banesën e vjedhur dhe dyshohet se u ka dhënë vëllezërve një kopje të çelësit, duke mundësuar vjedhjen e bizhuterive dhe shumave të parave.
Gjatë kontrolleve në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një varëse dhe një unazë ari, shuma parash dhe një automjet që dyshohet se është përdorur për vjedhjen.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.