Gjendet e pajetë në banesë 80-vjeçarja në Pogradec, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej 3 ditësh
Zhuljeta Ruvina jetonte e vetme në lagjen nr. 1 të Pogradecit; trupi i saj u zbulua pas njoftimit të fqinjëve dhe policia po heton rrethanat
Një grua 80-vjeçare, e identifikuar si Zhuljeta Ruvina, u gjet e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 1 të Pogradecit, siç njofton BalkanWeb. Sipas të dhënave të para, dyshohet se ajo kishte ndërruar jetë rreth tre ditë më parë.
Shqetësimi i fqinjëve për mungesën e saj bëri që ata të njoftonin policinë. Pasi u hap dera e banesës, 80-vjeçarja u gjet pa shenja jete.
Ruvina jetonte e vetme në banesë, pasi fëmijët e saj ndodhen jashtë vendit.
Policia po kryen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e rastit.
Tema:
Pogradec
Policia e Shtetit



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.