Arrestohet polici i Kufirit në Gjirokastër dhe 3 shtetas të tjerë
Policia e Beratit ka vënë në pranga në kuadër të operacionit “Azilanti 5”, 4 shtetas, njëri prej tyre punonjës policie.
Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektorin për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA, mbi bazën e një hetimi 3-mujor u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “AZILANTI 5″
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 4 shtetas:
Kreshnik Kotollaku 34 vjeç, banues në Urë Vajgurore,
Gezim Kapllani 55 vjeç, banues në Berat,
Valentin Gremi 35 vjeç, banues në Fier,
Drini Çaçi, 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë trup shërbimi në vijën e gjelbër në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë mbi bazën e një pune të mirëfilltë hetimore, ku si rezultat i të cilës ditën e sotme keta shtetas janë kapur në flagrancë në pikën kufitare të Kakavisë, Gjirokastër duke kaluar në mënyrë të paligjshme drejt shtetit Grek, 2 shtetas shqiptare në këmbim të një shume monetare prej 200 euro për person.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
2 automjete,
11 aparate celulare,
si dhe 550 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/2/ 3 i Kodit Penal.