☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 70.39 ▼2.13%
ARI 4,027 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $59,889 ▼ -2.76% ETH $1,551 ▼ -5.84% XRP $1.0284 ▼ -5.06% SOL $68.1000 ▼ -0.97%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.39 ▼2.13 % ARI 4,027 ▼0.52 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.39 ▼2.13 % ARI 4,027 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit, akuzohet për shpërdorim detyre 2 herë, kush janë 9 të tjerët?

Dje pas dite eshte arrestuar Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit. Ai akuzohet për shpërdorim detyre 2 herë, në të dyja çështjet për të cilat është paditur.

Po kush jane pjestaret e tjere te arrestuar?

Adhurim Qehajaj, ish-drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, i arrestuar dhe më parë për shpërdorim detyre. Akuzohet për Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunin.

Fiqiri Farruku, administrator i firmës së ndërtimit “Fakle” Sh.p.k. Akuzohet për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunin.

Ermal Lame, arkitekt në bashki, akuzohet për Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.

Fatmir Ejupi, inxhinier topograf në bashki, akuzohet për Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.

Adrian Bulku, topograf privat aktualisht, akuzohet për shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.

Adnand Toccila, drejtor i projekteve dhe infrastrukturës publike në bashki, akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në lidhje me projektin e promenadës bregdetare.

Ferzilet Hajdëri, është inxhinierja që ka bërë kolaudimin e pallatit të dëmtuar nga tërmeti. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Diana Dedej, ish-inxhiniere në bashki, akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në lidhje me projektin e promenadës bregdetare, që i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm financiar prej mbi 18 milion lekësh.

Për nëntë personat e mësipërm është dhënë masa e sigurisë arrest në burg, ndërsa për arkitekten Meri Semini është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.

Të cenuar në të drejtën e strehimit dhe të pronës, banorët e pallatit në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit iu drejtuan SPAK-ut disa muaj pas tërmetit duke kërkuar drejtësi për shkatërrimin e objektit ku banonin, ndërsa bashkia dhe autoritetet e tjera shtetërore u kishin dalë garant përmes lëshimit të lejeve të ndërtimit dhe kolaudimit se ndërtimi ishte cilësor dhe konform të gjitha ligjeve e rregullave të një ndërtimi të sigurt. Hetimet çuan në arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, ndërtuesit Fiqiri Farruku dhe zyrtarëve e ish-zyrtarëve të bashkisë së Durrësit. Ndërkohë banorët ende enden nëpër banesa të tjera me qira, ndërsa nuk dihet fati i godinës ku kanë apartamentet e tyre. Ajo është shpallur e pabanueshme dhe banorët janë trajtuar me bonus qiraje, ndonëse sipas tyre jo rregullisht. Banorët kanë kërkuar zbatimin e një standardi të vetëm në trajtimin e të dëmtuarve nga tërmeti gjatë procesit të rindërtimit. Ata, ashtu si dhe banorë të pallateve të tjera, kanë refuzuar idenë e bashkisë për t’u strehuar në lagjen e re në Spitallë pas ndërtimit të saj, ndërkohë që në disa raste pallatet e dëmtuara janë shembur e rindërtuar nga e para edhe në këtë lagje të qytetit.

Në këtë zonë të Durrësit ka edhe pallate të tjera të cilat janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ka dhe banorë të pallateve të tjera që gjithashtu i janë drejtuar prokurorisë së Durrësit, apo dhe SPAK-ut me kërkesë padi, pasi në vlerësimet e ekspertëve është konstatuar se  nuk janë shembur për shkak të tërmetit, po mosrespektimit të rregullave të ndërtimit dhe studimet gjeologjike dhe sizmiologjike mbi bazën e të cilave kanë marrë dhe lejet e ndërtimit kanë qenë jo reale, false. Ashtu si dhe në rastet e tjera dhe në pallatin 11-katësh nuk janë respektuar as distancat urbanistike, duke vështirësuar shembjen a riforcimin e këtyre objekteve të pabanueshme, si dhe rrezikuar jetët e banorëve që jetojnë përreth tyre.

Kjo banore pranë këtij objekti shprehet për shkelje që në fillimet e ndërtimit të pallatit, ndërsa ankesat e tyre patën rënë në vesh të shurdhët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.