Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz
Një 42-vjeçar me precedentë kriminalë është arrestuar në zonën e liqenit të Çekrezës në Kamëz, pasi lëvizte i armatosur. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
“Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë me mulli), municioni i saj dhe lënda narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për mbikëqyrjen e shtetasve me precedentë, të cilët përbëjnë rrezik për kryerje të veprave penale, administruan informacion se në afërsi të liqenit të Çekrezës, lëvizte një shtetas i armatosur. Efektivët organizuan menjëherë punën, ku në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 42 vjeç, të dënuar më parë, për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën 1 armë zjarri (pistoletë me mulli) me municion, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.