Arsimit, renditja e Shqipërisë dhe Kosovës në botë
Organizata ndërkombëtar OECD ka publikuar një raport mbi përparimin e arsimit në mbi 70 vende të botës.
Të dhënat janë bazuar tek testet e marra nga 15 vjeçarët në këto vende. Vendet që qëndrojnë në krye janë Singapori, i ndjekur nga Japonia dhe Estonia.
Studimi është kryer në tre drejtime, në matematikë, letersi dhe shkencë. Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet i 60-të në letersi nga 70 vende, ndërsa në Matematikë renditet 55-ti nga 70 vende.
Renditja e publikuar nga BBC bëhet edhe në bazë të djemve dhe vajza. Kështu, në Shqipëri vajzat janë më përpara, duke e renditur vendin tonë në vendin e 48-t me 439 pikë, ndërsa djemtë e rendisin Shqipërinë në vendin e 56-të, me 415 pikë.
Në përgjithësi, Shqipëria renditet në vendin e 51-t me 427 pikë.
Kosova renditet në përgjithësi në vendin e 48-të, me 378 pikë, por për sa i përket djemve dhe vajzave të marra në studim, shteti i ri renditet në vendin e parafundit, duke lënë pas vetëm Republikën Dominikane.