☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,488 ▼ -1.74% ETH $2,211 ▼ -1.28% XRP $1.3275 ▼ -1.59% SOL $82.1800 ▼ -2.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
roze

Artistët shqiptarë në “Kings Palace”

1417100586KONCERTI-LONDER_3Në teatrin “Kings Palace” të Londrës, nën organizimin e Ambasadës shqiptare, për herë të dytë radhazi, artistë të njohur të skenës shqiptare nga Britania dhe bota dhanë një koncert me rastin e festave kombëtare, të titulluar “Notes on Albania”.

Pas koncertit të vitit të kaluar, ku performuan sopranoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho, këtë vit ishte sopranoja tjetër po aq e njohur, Inva Mula, dhe profesori i pianos në Paris, Genc Tukici.

Krahas artistëve shqiptarë me banim në Angli, si Marjela Cingo e Eljon Vejsiu, që luajtën veprën “Vjeshte në Shqipëri”, të kompozitores angleze Roxanna Panufnik, performuan edhe Melina Karagiani, shqiptare me banim në Greqi, e violinisti anglez Peter Shepard Skerved.

Ndërkohë, impresionues ishte edhe zëvendësambasadori i OSBE-së në Tiranë, britaniku Robert Wilton, i cili recitoi në anglisht përkthimet e tij të poezive të Kadaresë, De Radës apo Naim Frashërit.

Në një prani të madhe spektatorësh anglezë, ku kishte edhe ambasadorë të shumtë, lordë e njerëz të artit, artistët shqiptarë në këtë koncert të organizuar nga ambasadori shqiptar në Londër, Mal Berisha, përcollën emocione të veçanta, në një shfaqje mjaft dinjitoze për të reklamuar artin dhe kulturën shqiptare.

Koncertet “Notes on Albania” po krijojnë një traditë, e cila do duhet vazhduar, si një shprehje elegante e diplomacisë kulturore në Britani të Madhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.