☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 26 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $64,754 ▲ +0.88% ETH $1,917 ▲ +2.71% XRP $1.1032 ▲ +0.15% SOL $75.5900 ▲ +1.78%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
26 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

ASH: Situata në Gostivar të mos shfrytëzohet për përfitime politike, gjendja po normalizohet

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se situata e krijuar në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të institucioneve lokale e qendrore dhe mbështetjes së të gjitha palëve të përfshira.

Nga kjo parti theksojnë se shtabet e krizës po funksionojnë në mënyrë efikase, ndërsa Komuna e Gostivarit po bashkëpunon ngushtë me institucionet kompetente për rikthimin sa më të shpejtë të gjendjes në normalitet, duke bërë thirrje që situata të mos shfrytëzohet për përfitime politike.

Reagimi i plotë:

Situata e krijuar në qytetin e Gostivarit po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të institucioneve lokale dhe qendrore, organizatave, miqve dhe të gjitha palëve të përfshira, të cilëve u jemi mirënjohës për gatishmërinë e lartë dhe mbështetjen e treguar.Shtabet e krizës, në nivel qendror dhe lokal, po funksionojnë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë. Komuna e Gostivarit po bashkëpunon plotësisht me të gjitha institucionet kompetente dhe ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës.Punohet intensivisht për kthimin e situatës në normalitet. Presim që shumë shpejt të sigurohet ujë për përdorim teknik dhe, më pas, edhe ujë i sigurt për pije.Njëkohësisht, sinqerisht u bëjmë thirrje të gjithëve që kjo situatë të mos përdoret për pikë politike, në dëm të qytetarëve, veçanërisht nga ata që nuk kanë sjellë as edhe një shishe ujë në Gostivar, por janë mjaftuar vetëm me kritikimin e veprimeve të institucioneve.Nuk ndërtohet rejting politik mbi fatkeqësitë e dikujt tjetër. Në këtë moment, prioriteti duhet të jetë tejkalimi i situatës dhe mbështetja e qytetarëve.Të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë duhet të përcaktohen përmes një procedure të drejtë, objektive dhe transparente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.