🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.48 ▼1.49%
ARI 4,212 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $84,123 ▲ +1.27% ETH $2,563 ▲ +2.2% XRP $1.4163 ▲ +1.46% SOL $113.0000 ▲ +3.01%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.48 ▼1.49 % ARI 4,212 ▼0.09 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.48 ▼1.49 % ARI 4,212 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Premier League

Ashpërsohet konflikti verbal Keane-Bruno Fernandes: “Një gomar që mendon se është luan…”

Pas tensioneve mes Bruno Fernandes dhe Roy Keane, klima mbetet shumë e ndezur ndërmjet kapitenit aktual dhe ish-legjendës së Manchester United. Pasi mesfushori portugez e quajti Keane “gënjeshtar”, ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” reagoi shkurt, por me tone shumë therëse në rrjetet sociale.

Në Instagram, Roy Keane publikoi një “story” me mesazhin: “Vëmendja e tepërt bën që një gomar të besojë se është luan”. Sigurisht, kjo fjali u interpretua menjëherë si përgjigje direkte ndaj deklaratave të Fernandes, ndaj pritet ta ndezë edhe më shumë përplasjen mediatike mes tyre. 31-vjeçari portugez vështirë se do ta presë mirë këtë thumbim të ish-mesfushorit irlandez.

Si nisi përplasja publike – Së fundi, Roy Keane citoi në mënyrë të shtrembëruar një deklaratë të Bruno Fernandes, sipas vetë portugezit, duke e akuzuar kapitenin e Manchester United se mendon vetëm për rekordet personale, pasi barazoi rekordin e asistimeve në Premier League. Për të sqaruar situatën, Fernandes zbuloi se kishte kontaktuar Ole Gunnar Solskjær, ish-trajner dhe mik i ngushtë i Keane, për të marrë numrin e opinionistit televiziv dhe përgjigjur drejtpërdrejt lidhur me deklaratat e pavërteta.

“Gjithmonë e kam respektuar Roy Keane për atë që ka bërë për klubin, – tha Fernandes. – I pranoj kritikat për teknikën ose lidershipin tim, edhe pse do të preferoja të merrja komplimente për arritjet historike. Ajo që nuk toleroj është kur më vendosen në gojë fjalë që nuk i kam thënë kurrë.

Unë nuk kam deklaruar kurrë se dua të fitoj çmime individuale apo të thyej rekorde. Gjithmonë kam thënë se dua të fitoj trofe me këtë fanellë. Bruno do vetëm suksesin e klubit dhe trofe për Manchester United. Kjo është e vetmja gjë që dëshiroj”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.