Bota

“Askush” në BE nuk mbështet pavarësinë e Katalonjës

Nëse autoritetet katalanase shpallin pavarësinë nga Spanja, atëhere askush në Bashkimin Evropian nuk do t’i mbështesë ato, deklaroi sot presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

“Mendoj se do të ishte mirë për qeverinë e Katalonjës që të mos e shpallte pavarësinë, do të ishte mirë pasi askush nuk është në favor të pavarësisë së Katalonjës”, deklaroi Tajani për radion konservatore spanjolle ”Cope”.

“Ne jemi në favor të dialogut, por askush në Evropë nuk mund ta pranojë pavarësinë e Katalonjës”, shtoi ai.

”Nëse liderët katalanas këmbëngulin, atëhere ata do të izolohen dhe askush nuk do ta ndihmojë qeverinë katalanase në këtë rrugëtim”, theksoi ai.

Ndërkohë, në një letër që presidenti katalanas, Carles Puigdemont i ka dërguar kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy thuhet se Katalonja do të shpallë pavarësinë e plotë nga Spanja nëse qeveria e Madridit vazhdon me kërcënimet për të pezulluar autonominë e rajonit, përcjell Atsh.

Me anë të kësaj letre, lideri katalan për herë të dytë brenda javës shmang një ultimatum nga Madridi për heqjen dorë nga përpjekjet për shkëputje, pasi në të kundërt do të vinte në zbatim nenin 155 të kushtetutës, që i lejon qeverisë të pezullojë autonominë e Katalonjës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button