⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.93 ▼2.21%
ARI 4,107 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,367 ▼ -0.26% ETH $2,102 ▼ -0.86% XRP $1.0807 ▼ -1.44% SOL $85.3400 ▼ -1.84%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.93 ▼2.21 % ARI 4,107 ▼0.18 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.93 ▼2.21 % ARI 4,107 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Atashetë e huaj ushtarakë “inspektojnë” batalionin “Komando” në Zall-Herr

Përfaqësuesit Ushtarakë Kombëtarë (PUK) të Aleancës, të akredituar në vendin tonë, vizituan sot ambientet  batalionit ‘Komando” dhe të  batalionit të Forcave Speciale(bFS).

Qëllimi i kësaj vizite, ishte njohja e Përfaqësuesëve Ushtarakë Kombëtare(PUK) të Aleancës, me kapacitetet dhe mundësitë që ofrojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me fokus kapacitetet e FT.

Në ambientet e garnizonit të Zall-Herrit, ata u pritën nga Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, i cili nëpërmjet një rezymeje të shkurtër, i njohu vizitorët me misionin dhe detyrat e Forcës Tokësore në përgjithësi dhe me ato atë trupave ‘Komando” dhe speciale në veçanti.

Një pjesë të mirë të prezantimit të gjeneral Cahanit, e zuri edhe njohja e delegacionit me angazhimet e Forcës Tokësore në misionet paqeruajtëse, si dhe me stërvitjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, që kanë zhvilluar dhe janë duke u zhvilluar aktualisht nga efektivat e FT.

Më pas, vizita vazhdoi me prezantimin e ambienteve të punës dhe stërvitjes së batalionit “Komando” dhe të bFS, si dhe me ekspozimin e armatimit dhe pajisjeve të reja moderne standart i NATO-s që përdoren nga efektivat e FT.
Për ndër të vizitorëve të shquar, efektivat  e këtyre dy batalioneve elitë të FT, kryen një numër demonstrimesh, me tematikë nga stërvitja e tyre e përditshme si alpinizëm, luftim trup me trup, qitje precizioni, veprime të luftës në qendrat e banuara etj.

Atashetë ushtarakë, duke falenderuar gjeneral Cahanin për mikpritjen, vlerësuan angazhimin dhe kontributin e Forcave të Armatosura shqiptarë në kuadër të operacioneve të paqes. Gjithashtu ata falenderuan edhe efektivat “komando” dhe trupat e batalionit të Forcave Speciale, për performancën e treguar gjatë demonstrimeve.
Vizita u mbyll më një foto të përbashkët

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.