Kronika

Akuzat ndaj gjyqtarit, Tahiri në prokurori: U qëndroj atyre që kam thënë

Me hap sportiv, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kapërceu shkallët e Prokurorisë së Përgjithshme duke iu përgjigjur thirrjes së prokurorëve për ta pyetur në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj tij nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Dy prokurorët Altin Binaj dhe Adnan Xholi e pyetën për rreth një orë ministrin e Brendshëm për deklaratat e tij publike kundër gjyqtarit Arjan Aliaj, të cilat u konsideruan nga KLD si kanosje.

“I qëndrova pikë për pikë gjithçkaje që kam thënë ndaj këtij gjyqtari”, deklaroi Tahiri për mediat në përfundim të seancës.

Ministri Tahiri tha se nuk mund të heshtë përpara një gjyqësori të korruptuar. Sipas tij, çelësi i zgjidhjes është vetëm reforma.

Pritet që Prokuroria e Përgjithshme të marrë në pyetje edhe gjyqtarin e denoncuar, Arjan Aliaj, i cili gjatë hetimeve për pajisjen “IMSI Catcher” pezulloi nga detyra drejtorin e përgjithshëm të policisë, Haki Çako, një vendim ky që u rrëzua nga Apeli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button