☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,796 ▼0.29%
DOW 51,171 ▼0.68%
NASDAQ 27,504 ▼0.35%
NAFTA 88.95 ▼0.55%
ARI 4,133 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,320 ▼ -2.58% ETH $2,566 ▼ -4.53% XRP $1.4235 ▼ -5.08% SOL $115.9100 ▼ -3.82%
S&P 500 7,796 ▼0.29 % DOW 51,171 ▼0.68 % NASDAQ 27,504 ▼0.35 % NAFTA 88.95 ▼0.55 % ARI 4,133 ▼1.28 % S&P 500 7,796 ▼0.29 % DOW 51,171 ▼0.68 % NASDAQ 27,504 ▼0.35 % NAFTA 88.95 ▼0.55 % ARI 4,133 ▼1.28 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

ATHINË – Rubio: Shpresojmë që Evropa të dalë nga përgjumja

ATHINË, 6 tetor /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi sot se shpreson që Evropa të dalë nga ajo që ai e cilësoi si “përgjumje”, gjatë një fjalimi përballë Akropolit.

“Ne besojmë se Evropa mund të zgjohet nga përgjumja e saj dhe të ringjallë zjarrin që u ndez këtu mijëra vjet më parë”, tha Rubio, duke vlerësuar qytetërimin e lashtë grek si djepin e demokracisë.

Rubio tha se qytetërimi perëndimor ndodhet në një pikë kthese, përballë një zgjedhjeje mes forcimit të fuqisë kombëtare dhe rrezikut të rënies.

Gjatë vizitës në Athinë, sekretari amerikan i Shtetit u takua paradite me homologun grek George Gerapetritis dhe ministra të tjerë grekë, përpara fjalimit në Pniks.

Pniksi ka një rëndësi të veçantë historike, pasi në këtë vend qytetarët e Athinës së lashtë mblidheshin për të diskutuar dhe votuar, me ngritjen e dorës, për çështje politike dhe ekonomike.

Rubio i bëri thirrje Perëndimit që të përqafojë të ardhmen, veçanërisht në fushën e teknologjisë, duke paralajmëruar se dështimi për ta bërë këtë mund ta çojë atë drejt rënies.

“Sot ndodhemi në një udhëkryq. Rruga që do të zgjedhim do të përcaktojë nëse Perëndimi do të ruajë vendin e tij në krye të botës apo do të pajtohet me një të ardhme të karakterizuar nga dobësimi, nënshtrimi dhe rënia”, deklaroi Rubio./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.