🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 84.18 ▲0.71%
ARI 4,110 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,896 ▼ -1.08% ETH $1,886 ▼ -1.68% XRP $1.0734 ▼ -0.54% SOL $73.5100 ▼ -0.62%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 84.18 ▲0.71 % ARI 4,110 ▼1.21 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 84.18 ▲0.71 % ARI 4,110 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Audi Q9 udhëheq garën e rehatisë tek veturat premium

https://omg10.com/4/11463930

Drejtori ekzekutiv i Audi, Gernot Döllner: „Audi Q9 është flagship-i i ri i gamës së Audi. Me SUV-in tonë të parë të madh të segmentit full-size, ne forcojmë më tej pozicionimin premium të brandit tonë.“

SUV-i i ri full-size impresionon me një ndjesi të pashoq hapësire; materialet premium, sediljet individuale të rregullueshme me energji elektrike në rreshtin e dytë dhe dyert automatike theksojnë atmosferën e klasit të biznesit.

Flagship-i i ri mes modeleve SUV përfaqëson ekselencë teknike me sisteme të gjithanshme të asistencës për shoferin, çatinë panoramike më të madhe të Audi dhe dritat e pasme OLED digjitale të kaarkuara.

Me SUV-in e tij më të madh të realizuar deri më tani, Audi vendos për herë të parë emërtimin 9 dhe me hapa strategjikë e zgjeron majën e gamës së modeleve të veta. Audi Q9 i ri bashkon hapësirën, dinamikën precize dhe inovacionet teknologjike në një automjet të vetëm.

Ndër karakteristikat kryesore renditen:

Suspensioni i sofistikuar dhe terhiqja në të gjitha rrotat quattro, në kombinim me njësitë motorike me efikasitet të lartë, sigurojnë performancë të jashtëzakonshme dhe stabilitet në gati çdo sipërfaqe.

Interieri i Q9 të ri, i punuar me materiale premium dhe i pajisur me karakteristika mbresëlënëse, konfirmon förkushtimin e Audi ndaj cilësisë. Dy variante të interierit me paketa të ndryshme pajisjesh u ofrojnë klientëve mundësi të shumta personalizimi.

Për herë të parë, dyert automatike mundësojnë komoditet edhe më të madh gjatë hyrjes dhe daljes nga automjeti. Sensorët e avancuar rreth makinës sigurojnë mbrojtje nga përplasjet – sistemi i detektimit të pengesave e ndalon hapjen nëse dera nuk mund të hapet plotësisht. Mekanizmi elektrik soft-close siguron mbyllje të qetë dhe të butë të dyerve. Dyert automatike mund të hapen e mbyllen praktikisht nga disa pika kontrolli, si dhe nga largësia përmes aplikacionit myAudi.

Një tjetër veçori mbresëlënëse është çatia panoramike më e madhe e instaluar ndonjëherë në një model Audi, e cila vjen si pajisje standarde:

Audi Q9 përfaqëson pa kompromis klasën më të lartë. Me përmasa prej:

Pjesa e përparme e ngritur i jep këtij SUV-i full-size një qëndrim të fuqishëm dhe karakter të dallueshëm. Dy linjat e pajisjeve – advanced (standarde) dhe S line (opsionale) – dallohen qartë. Linja advanced ofron një pamje prestigjioze me elemente vertikale në maskën Singleframe, ndërsa S line sjell një karakter më të theksuar sportiv.

Rrotat prej alumini me madhësi deri në 23 inç theksojnë më tej pamjen e fuqishme, ndërsa elementet e dizajnit si mbajtëset e çatisë, pjesa e pasme e theksuar dhe kabina e ngritur nxjerrin në pah prakticitetin dhe proporcionet e mëdha të modelit.

Teknologjia e avancuar e dritave përforcon praninë imponuese të Q9. Dritat e pasme digjitale OLED të gjeneratës së tretë vendosin standarde të reja:

Q9 do të jetë i disponueshëm me motor nafte 3.0 litra V6 i cili zhvillon 220 kW (299 KF) dhe 630 Nm torque (përdredhje). Në tregje të caktuara evropiane, Audi do të ofrojë edhe një variant me 180 kW (245 KF) dhe 500 Nm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.