Australia parandalon mbylljen e industrisë së aluminit, me anë të një pakete shpëtimi prej 1.7 miliardë dollarësh
Kryeministri australian Anthony Albanese ka njoftuar një paketë financiare prej 2.5 miliardë dollarësh australianë, rreth 1.7 miliardë dollarë amerikanë, për të mbështetur shkritoren më të madhe të aluminit në vend gjatë 10 viteve të ardhshme.
Albanese tha se mbyllja e objektit do të kishte pasoja të mëdha për industrinë dhe zinxhirët e furnizimit të Australisë. Sipas tij, vendi duhet të ruajë kapacitetet e prodhimit dhe të mos varet nga importet.
Shkritorja e Aluminit Tomago, në Uellsin e Ri Jugor, është në pronësi të Rio Tinto. Kompania kishte paralajmëruar vitin e kaluar se mund të ndërpriste operacionet në vitin 2028, kur përfundon kontrata aktuale e furnizimit me energji elektrike.
Paketa financiare do të ndahet në mënyrë të barabartë mes qeverisë federale dhe asaj të Uellsit të Ri Jugor. Ndërkohë, Tomago dhe pronarët e saj kanë deklaruar se do të investojnë 1.1 miliardë dollarë australianë në objekt për të garantuar të ardhmen e tij.
Albanese tha se marrëveshja do të ndihmojë në sigurimin e energjisë së pastër dhe ruajtjen e vendeve të punës në sektorin e prodhimit.
“Alumini është një produkt thelbësor, sepse përdoret pothuajse në çdo gjë tjetër që prodhohet në këtë vend”, deklaroi kryeministri australian.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.