Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe p
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë ftesën drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë.
Përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur sërish “Sofra e Gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”.
Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet e sofrës në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me mesazhin “Mirëmëngjes”, ndërsa u ka bërë thirrje studentëve të pranojnë ftesën për bisedime.
Edhe komisionerja Marta Kos, dje gjatë progres-raportit për Shqipërinë, bëri thirrjen për dialog mes palëve, qeverisë dhe protestuesve paqësorë, duke dënuar anën e dhunshme të protestës.
Rama ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e studentëve dhe pedagogëve, si dhe për të shqyrtuar propozimet e tyre lidhur me problematikat e ngritura.
Megjithatë, deri më tani, protestuesit nuk e kanë pranuar ftesën e kryeministrit, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.