Mbi 3 javë protesta, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur këtë të enjte (5 nëntor) ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe pedagogëve, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej 22 ditësh. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rama ka rikthyer para godinës së Kryeministrisë tryezën prej guri, mbi të cilën janë vendosur fletë me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë sërish mesazhin për nisjen e bisedimeve.
Protestat nisën më 13 tetor, fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas pranë institucioneve të tjera shtetërore, ku gjimnazistë, studentë dhe pedagogë shprehën pakënaqësitë ndaj politikave qeveritare.
Ndërkohë, lëvizja studentore vijon të jetë e ndarë në qëndrime. Një pjesë e studentëve janë rikthyer në auditorë, duke i dhënë fund bojkotit rreth dyjavor, ndërsa një grup tjetër vijon të mbështesë ndërprerjen e mësimit dhe protestat.
Pavarësisht ftesave të përsëritura të kryeministrit, protestuesit kanë refuzuar deri më tani dialogun me qeverinë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.