‘Australia thërret’: Më 27 shtator protestë në Melbourne në mbështetje të çlirimtarëve
Diaspora shqiptare në Australi organizon më 27 shtator protestë në Melbourne kundër aktgjykimit të Speciales, pas verdikteve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në posterin e protestës thuhet “Lufta për liri nuk është krim!” dhe “Një popull nuk mund të dënohet për lirinë”, ndërsa theksohet mbështetja për Kosovën dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Protesta e Melbournet është pjesë e tubimeve të diasporës shqiptare në vende të ndryshme, pas aktgjykimit të Speciales ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Mesazhi i organizatorëve përmblidhet me thirrjen: “Zëri ynë ka rëndësi – Kosova në përjetësi.”
Burimi: Klan Kosova



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.