Rajoni
AUSTRI – Kurz: Moment historik për të gjithë rajonin e Ballkanit
Kancelari austriak, Sebastian Kurs deklaroi sot se publikimi i strategjisë për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian përbënte një moment historik për të gjithë rajonin.
”Moment historik për të gjithë rajonin e Ballkanit”, shkruan Kurz në Twitter.
”Ky moment i ri dhe pozitiv duhet të shfrytëzohet nga partnerët tanë për të forcuar përpjekjet për reforma. Qasja ndaj procesit të anëtarësimit duhet të mbështetet në kushte dhe merita”, thekson Kurz.
Komisioni Evropian miratoi sot strategjinë për një perspektivë të besueshme të zgjerimit dhe për angazhim të shtuar të BE-së me Ballkanin Perëndimor.