☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,826 ▼ -1.2% ETH $2,380 ▼ -1.1% XRP $1.2897 ▼ -2.92% SOL $102.2600 ▼ -2.28%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Autobiografia e Clinton, “mollë” sherri në Serbi

Autobiografia e Hillary Clintonit është kthyer në “mollë” sherri në Serbi. Institucioni që përfaqëson komunitetin shqiptar në vend mohoi të ketë kërkuar përfshirjen e këtij libri në kurrikulat e nxënësve shqiptarë pas reagimit të ashpër të një ministri serb, i cili kujtoi rolin e bashkëshortit të saj në fushatën e bombardimeve gjatë luftës së Kosovës.
Nuk e kemi kërkuar një gjë të tillë, tha për BIRN sekretari i këshillit kombëtar shqiptar Enver Mehmeti. Ai shpjegon se ajo që ky organizmë propozoi ishte vetëm që tekstet në gjuhën shqipe të përdoren nëpër shkolla që ndjekin programin e miratuar prej qeverisë.

Por ministri serb i Arsimit, Mlladen Sarçeviç reagoi duke thënë se “nuk do të lejojë që në shkollat e mesme, nxënësit të mësojnë mbi pjesëtarë të familjes që urdhëroi bombardimin e Serbisë”, duke iu referuar fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999, e cila synonte t’i jepej fund operacioneve ushtarake të Beogradit në Kosovë.

“Nëse shqiptarët e shohin familjen Clinton si një të mirë supreme, ne e shohim atë si të keqen supreme”, citohet të ketë thënë Sarçeviç. Përfaqësues të këshillit kombëtar shqiptar sqarojnë se autobiografia e Clintonit duhet të shërbente thjesht si shembull i një teksti shkollor për këtë zhanër, por leximi i saj nuk do të ishte i detyrueshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.