☁️
Tiranë 16°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,779 ▼ -1.21% ETH $2,376 ▼ -1.34% XRP $1.2837 ▼ -3.12% SOL $102.0400 ▼ -2.49%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BE-ja drejt një deficiti rekord tregtar me Kinën

BRUKSEL, 24 tetor /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian rrezikon të regjistrojë një deficit rekord tregtar me Kinën, pasi blen shumë më tepër mallra nga ky vend sesa i shet atij, deklaroi komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic, pas një takimi të ministrave të vendeve anëtare dje në Dublin.

Sipas tij, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, diferenca mes vlerës së mallrave që BE-ja bleu nga Kina dhe atyre që i shiti këtij vendi, arriti në gati 197 miliardë euro.

Nëse kjo prirje vazhdon, deri në fund të vitit deficiti mund të tejkalojë rekordin e vitit 2022, kur arriti në 397 miliardë euro.

Për të vendosur marrëdhënie tregtare më të balancuara me Kinën, Komisioni Evropian do të hartojë masa të reja për të përballuar këtë pabarazi.

Sipas Sefcovic, propozimet do të paraqiten në dhjetor, ndërsa BE-ja do të vazhdojë edhe bisedimet me palën kineze.

BE-ja kërkon masa për të mbrojtur prodhuesit evropianë

Sefcovic njoftoi se ekipi i tij do të takohet sërish me përfaqësuesit kinezë muajin e ardhshëm.

BE-ja e konsideron një hap pozitiv vendimin e fundit të Kinës për të kufizuar eksportet e makinave hibride drejt Evropës.

Sipas Sefcovic, synimi është që gjatë katër viteve të ardhshme, numri i makinave hibride kineze të dërguara në Evropë, të bjerë në më pak se gjysmën e sasisë që pritej më parë.

Sipas BE-së, deficiti i madh tregtar me Kinën është i vështirë të mbahet në këto nivele, ndër të tjera, për shkak të subvencioneve të larta që Pekini u jep kompanive, ndërhyrjeve në kursin e këmbimit të monedhës dhe kushteve që, sipas analizave ekonomike, i vendosin kompanitë evropiane në disavantazh në tregun kinez.

Një tjetër shqetësim është se mallrat kineze me çmime të ulëta mund të zëvendësojnë produktet e prodhuara në Evropë.

Kjo mund të rrezikojë vendet e punës dhe të dobësojë sektorë të tërë të industrisë evropiane.

Marrëdhëniet tregtare me SHBA-në janë stabilizuar

Ndryshe nga marrëdhëniet me Kinën, komisioneri Sefcovic e përshkroi në mënyrë më pozitive situatën e tregtisë mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takimin e ministrave, të organizuar nga Irlanda, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, ai tha se marrëdhëniet tregtare me SHBA-në janë stabilizuar kryesisht.

Sipas tij, marrëveshja tregtare e arritur vitin e kaluar në Turnberry, në Skoci, po funksionon.

Në vitin 2025, eksportet e BE-së drejt SHBA-së u rritën me 3,5%, duke arritur në 555 miliardë euro.

Sefcovic shtoi se edhe gjatë muajve të fundit, eksportet kanë qenë mbi mesataren mujore të vitit 2024.

BE-ja po zbaton marrëveshjen e përbashkët me SHBA-në, veçanërisht për uljen e tarifave doganore, blerjen e energjisë dhe investimet.

Sipas komisionerit, në disa raste, zbatimi i masave ka shkuar edhe përtej objektivave të përcaktuara në marrëveshje. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.