Kronika
Autostrada e kalueshme në një anë, e lirshme rruga e Ndroqit
Autostrada Tiranë-Durrës qarkullohet me vështirësi, pas bllokimit të një nate më parë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Autoritetet përkatëse bëjntë të ditur se krahu Tiranë-Durrës qarkullohet me vështirësi, ndërsa Durrës-Tiranë është e bllokuar. Karroatrecat janë parë sot në vend duke marrë automjetet, të cilat ishin braktisur natën e mbrëmshme nga drejtuesit për shkak të bllokimit të rrugës.
Edhe rruga Ndroq-Durrës është e kalueshme bëhet e ditur. Në të gjithë vendin ka mjaft rrugë që paraqiten me probleme, qoftë për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati apo të rrëshqitjes së dherave.