🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,371 ▼0.46%
DOW 50,846 ▲0.12%
NASDAQ 25,609 ▼1.24%
NAFTA 88.14 ▼3.46%
ARI 4,290 ▼1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,714 ▼ -2.73% ETH $1,651 ▼ -2% XRP $1.1384 ▼ -3.22% SOL $65.1800 ▼ -3.35%
S&P 500 7,371 ▼0.46 % DOW 50,846 ▲0.12 % NASDAQ 25,609 ▼1.24 % NAFTA 88.14 ▼3.46 % ARI 4,290 ▼1.69 % S&P 500 7,371 ▼0.46 % DOW 50,846 ▲0.12 % NASDAQ 25,609 ▼1.24 % NAFTA 88.14 ▼3.46 % ARI 4,290 ▼1.69 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Autostrada e Korridorit 8: Traseja për në Strugë pret vendimin e UNESCO-s

Nëse autostrada nga Trebenishta deri në Qafë Thanë do të ndërtohet në trasenë ekzistuese, e cila nuk kalon përmes Strugës, ose sipas ndonjë projekt krejtësisht tjetër, do të varet nga UNESCO, përfaqësuesit e të cilëve do ta vizitojnë vendin deri në fund të qershorit. Vizita e tyre nuk është definuar përfundimisht. Pikërisht për trasenë aktuale, UNESCO ka më së shumti vërejtje, pasi ajo kalon nëpër një zonë të mbrojtur. Nga Komuna e Strugës për “Alsat” thonë se mbështesin çdo zgjidhje profesionale që garanton realizim cilësor dhe në kohë të këtij projekti kapital.

“Të gjitha variantet që do të dalin nga dokumentacioni projektues dhe analizat profesionale janë të pranueshme, me kusht që zgjidhja përfundimtare të sigurojë lidhje funksionale dhe efikase të autostradës me qytetin e Strugë. Prioritet është përfundimi sa më i shpejtë i të gjitha hulumtimeve dhe analizave të nevojshme, përfshirë aspektet arkeologjike, ndikimin në mjedis, sigurinë e realizimit dhe vlerësimin financiar të projektit, me qëllim që të zgjidhet alternativa më e përshtatshme dhe projekti sa më shpejt të hyjë në fazën e realizimit”, Komuna e Strugës.

Kjo autostradë do të ndërtohet, pyetja tani është vetëm se në cilën trase do të kalojë, deklaroi së fundmi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.

Një nga projektet që është në shqyrtim është traseja nga Podmolja deri në Qafë Thanë, e cila parashihet të kalojë edhe përmes Strugë.

“Vërejtjet kanë ekzistuar që në kohën kur është nënshkruar marrëveshja me konsorciumin “Bechtel dhe Enka”, por në atë kohë ato janë injoruar. Vërejtjet janë shumë të qarta, e kjo është se traseja hyn në zonën e mbrojtur. Ndërsa zonë e mbrojtur nuk është vetëm qyteti i vjetër i Ohrit, por i gjithë Liqeni i Ohrit, së bashku me katër komunat që gravitojnë rreth tij Strugë, Ohër, Debërcë dhe Pogradec”, Aleksandar Nikolloski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit për Alsat thonë se qëllimi është të sigurohet marrja e një vendimi të bazuar në balancën ndërmjet mendimeve të ekspertëve dhe nevojave të komuniteteve lokale.

“Nëse në kuadër të agjendës hapet çështja e traseve të Korridorit VIII, institucionet do t’i prezantojnë informacionet e disponueshme dhe do ta konfirmojnë gatishmërinë që të gjitha vendimet e ardhshme të merren mbi bazën e analizave profesionale dhe në konsultim me institucionet përkatëse vendore dhe organet ndërkombëtare”, Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Zgjidhja rrugore nga Trebenishta deri në Qafë Thanë ose në drejtimin Podmolje – Strugë – Qafë Thanë do të realizohet ose si autostradë, ose si rrugë ekspres. Ky aks rrugor duhet të lidhet me autostradën Kërçovë–Ohër, e cila aktualisht është në ndërtim./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.