🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.14 ▼7.66%
ARI 3,955 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,922 ▼ -1.32% ETH $2,257 ▼ -0.43% XRP $1.2536 ▲ +0.15% SOL $91.9300 ▼ -2.78%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.14 ▼7.66 % ARI 3,955 ▲1.43 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.14 ▼7.66 % ARI 3,955 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

BM – Streeting: Irani po nxit destabilizimin në LM

LONDËR, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, akuzoi Iranin për “guxim të pacipë”, pasi Teherani i shpalli Marinën Mbretërore dhe Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe organizata terroriste.

Vendimi i autoriteteve iraniane përfshiu gjithashtu shërbimin sekret britanik “MI6”, të cilin e cilësuan si një “grup armiqësor”.

Masa e Iranit erdhi si kundërpërgjigje ndaj vendimit të qeverisë britanike për të shpallur të paligjshme mbështetjen për Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Duke reaguar ndaj këtij zhvillimi, Streeting theksoi se Irani ka një histori të gjatë të përfshirjes në akte terrorizmi të mbështetura nga shteti.

Gjatë një konference për shtyp në Berlin, ministri britanik deklaroi se akuzat e Iranit ndaj Marinës dhe Forcave Ajrore Mbretërore nuk meritonin një përgjigje serioze.

Ai shtoi me ironi se mund t’i merrte deklaratat e publikuara në media dhe t’i vendoste si trofe në tualetin e katit përdhes të shtëpisë së tij.

Më seriozisht, ai theksoi se Teherani nuk ka të drejtë të bëjë akuza të tilla, duke pasur parasysh rolin që, sipas tij, luan në destabilizimin e rajonit dhe në mbështetjen e akteve terroriste.

Streeting përmendi gjithashtu incidentin në bazën ajrore britanike “RAF Fairford” dhe sulmet iraniane ndaj vendeve fqinje, menjëherë pas shpërthimit të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Sipas tij, këto vende nuk kishin asnjë lidhje me operacionet ushtarake amerikane, por u përfshinë në objektivat e sulmeve iraniane.

Ministri Streeting nënvizoi se Britania e Madhe ka ruajtur kanalet diplomatike të komunikimit me Iranin dhe po punon për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Ai tha se Londra ka kërkuar vazhdimisht që Teherani të zgjedhë rrugën diplomatike dhe do të vazhdojë përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ministria e Jashtme iraniane njoftoi dje shpalljen e Forcave Ajrore Mbretërore, Marinës Mbretërore dhe Shërbimit Sekret të Inteligjencës “MI6” si organizata armiqësore, duke e cilësuar vendimin si përgjigje ndaj veprimeve armiqësore të qeverisë britanike kundër Republikës Islamike të Iranit.

Në deklaratën e saj, diplomacia iraniane paralajmëroi se qeveria britanike do të mbajë përgjegjësi për pasojat e këtij vendimi. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.