Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi
Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin “Real Story”, foli për protestat në Shqipëri, ndërsa tha se personat që kanë kryer veprime të dhunshme ndaj pronës duhet të përballen me ligjin.
Ai u shpreh se krahas hetimit të dhunës, duhet të shqyrtohen edhe shkaqet që çojnë në organizimin e protestave.
“Teoritë konspirative duhet të hetohen, përfshirë edhe personat që kanë bërë veprime të dhunshme ndaj pronës. Ne duhet t’i shikojmë edhe shkaqet e protestës. Ne po diskutojmë për drejtësinë, kemi diskutuar se drejtësia nuk funksionon.
Sot mora vesh që Gjykata Kushtetuese kërkon të fusë këshilltarë të huaj, gjoja për shkak se pjesa e Kushtetutës që flet për vettingun nuk është shfuqizuar nga Parlamenti dhe ta ketë aty dhe që nesër pasnesër shërbimet e huaja të vendosin. Por kjo nuk shkon. Gjykata Kushtetuese dhe gjykatat e tjera duhet të jenë të pavarura në marrjen e vendimeve. Në momentin që ushtrohet dhunë ndaj pronës dhe ndaj policisë tejkalohet kufiri nuk mban më ujë pilafi.”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.